Kjo është gjetja më e fundit e e fakultetit të mjekësisë, në New York rreth sëmundjes së autizmit.
Fëmijët autikë, pavarësisht se mund të kenë ndihmën e nevojshme, pothuajse të gjithë këta fëmijë kanë ende nevojë për shërbime të veçanta arsimore për çështjet emocionale, të sjelljes ose të mësimit në shkollë.
Një në 14 fëmijë të vegjël në Bronx hynë në programin e ndërhyrjes së hershme për të mposhtur simptomat e autizmit me klasën e shkollës. Por pjesa më e madhe e tyre vazhduan të luftojnë me çështjet emocionale apo sjelljes duke marrë shërbime të veçanta arsimore.
Drejtuesja e kërkimeve në Fakultetin e Mjekësisë "Albert Einstein" të New York, Lisa Shulman, së bashku me ekipin e saj, prezantoi në takimin vjetor me Shoqatën Akademike të Pediatrisë në San Diego gjetjet më të fundit, për fëmijët autikë.
Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se simptomat e autizmit janë zgjidhur për një numër të vogël fëmijësh, shumica e të cilëve kanë marrë ndërhyrje intensive në fillim. Kjo nuk ka qenë e qartë, megjithëse këta fëmijë vazhdojnë të luftojnë me çështje të tjera emocionale, të sjelljes ose të mësuarit.
Studiuesit gjurmuan 569 fëmijë të diagnostikuar me autizëm që në vegjëli. Ata rivlerësuan fëmijët para se të hynin në shkollën fillore, mesatarisht 4 vjet pas marrjes së shërbimeve të ndërhyrjes së hershme.
Rivlerësimi tregoi se 38 nga 569 ishin përmirësuar deri në atë pikë sa nuk do të vlerësoheshin që në fillim me autizëm. Autizmi është konsideruar jetëgjatë. Pra, fëmijët nuk e "humbin" diagnozën e tyre, madje edhe në rastet kur kanë përmirësim shumë të mirë. Përveç kësaj, shumica e 38 fëmijëve të testuar si intelektualisht me aftësi të kufizuara në vegjëli, në rivlerësim të gjithë prej tyre rezultuan brenda një vargu normal intelektual.
Por, 35 nga 38 fëmijë pavarësisht përmirësimeve në aftësitë sociale dhe intelektuale, kishin ende nevojë për shërbime të shëndetit mendor ose shërbime të veçanta arsimore.
Përafërsisht, dy të tretat e këtyre fëmijëve kishin kufizime gjuhësore ose në të mësuar. Gati gjysma kanë pasur probleme të sjelljes të tilla si vëmendje të ulët, hiperaktivitet etj. Një në katër ka pasur çrregullime emocionale të tillë si ankthi i rëndë ose çrregullim obsesiv-kompulsiv. Dhe pothuajse tre nga katër ka ende nevojë për disa lloj shërbimesh të veçanta arsimore.
"Kur një diagnozë e hershme e çrregullimit të spektrit zgjidhet, diagnoza të tjera të sjelljes si ato emocionale dhe të mësuarit, shpesh mbeten," përfundon Dr. Shulman.
Nga ana e tij, Kreu i hulumtimit në mjekësi për Autism Speaks, Paul Wang tha se "ajo ç'ka kemi mësuar në lidhje me ndërhyrjen e hershme është se ndihmon disa fëmijë me autizëm për të arritur një rezultat të ashtuquajtur optimal. Më e rëndësishmja, ndoshta, rezultatet na tregojnë se këta fëmijë ende kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme për aspekte të tjera të gjuhës dhe sjelljes së tyre"