Studim për kancerin e mushkërive
rreziku rritet nga sëmundjet e tjera

Studim për kancerin e mushkërive<br />rreziku rritet nga sëmundjet e tjera
Sipas një studimi të ri, një numër sëmundjesh serioze në mushkëri mund të shtojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërive, edhe pse studiuesit nuk gjetën të dhëna, sipas të cilave këto sëmundje shkaktojnë kancer.
 
Në analizimin e të dhënave të mbi 25 mijë personave, studiuesit zbuluan se njerëzit që kishin kaluar bronshit kronik, emfizemë, apo pneumoni, rrezikoheshin më tepër të zhvillonin kancer në mushkëri. Ndërsa personat që i kishin pasur të treja këto sëmundje të mushkërive paraqisnin një rrezik më të madh për kancer se sa personat që kishin kaluar vetëm bronshit.
 
Azma dhe tuberkulozi nuk lidheshin, sipas studimit, me rrezik më të madh të kancerit të mushkërive.
 
Përfundimet e studimit u botuan në Gazetën Amerikane të Sëmundjeve Respiratore dhe Kujdesit për Sëmundjet e Rrezikshme.
 
Studiuesit në Agjencinë Ndërkombëtare për Studime mbi Kancerin në Lyon të Francës, arritën në përfundimin e paraqitur në raport, pasi shqyrtuan të dhëna nga shtatë studime të kryera në Evropë dhe në Kanada.
 
Studiuesja Ann Olsson tha se disa mekanizma të sëmundjeve të ndryshme të organeve të frymëmarrjes mund të jenë arsyeja që ato ndikojnë në zhvillimin e kancerit në mënyra të ndryshme.
 
Njohja e këtij rreziku, tha studiuesja, mund t'i ndihmojë mjekët që t'i mbajnë nën vëzhgim pacientët me sëmundje të ndryshme të mushkërive./zeriamerikes/
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024