Studim, qumështi dhe arrat
braziliane luftojnë pagjumësinë

Studim, qumështi dhe arrat<br />braziliane luftojnë pagjumësinë
Po kërkoni recetën e duhur për një gjumë të mirë? Një gotë qumësht dhe disa kokrra arra janë zgjidhja e duhur. Shkencëtarët në Amerikë studiuan dietat dhe sistemin e gjumit në më shumë se 4500 amerikanë dhe arritën në konkluzionin se disa lloj mineralesh dhe acidesh lidhen me gjumin. Ata sugjeruan për një vakt përpara gjumit me arra braziliane, të pasura me selen dhe kalium dhe një gotë qumësht. Sipas tyrë, kjo është receta perfekte për një gjumë të kënaqshëm.

Udhëheqësi i këtij studimi,Dr Michael Grandner i Universitetit të Pensilvanisë, thotë: “Ky është një zbulim për të luftuar pagjuësinë në mënyrë natyrale. Edhe pse ka ende shumë punë për t’u bërë për lidhjen shkak-pasojë, kërkimet tregojnë që trajtimet jo mjekësore mund të jenë shumë ndihmëse. Edhe çrregullimet e gjumit mund të trajtohen efektivisht. Dieta ushqimore, aktiviteti fizik, gjumi dhe faktorë të tjerë të një jete të shëndetshme kanë rol të rëndësishëm në mënyrën sesi mendojmë, ndihemi dhe veprojmë.” 

Një konsum më i lartë i karbohidrateve dhe yndyrnave të gjetura tek qumështi janë sekreti i luftimit të pagjumësisë. Gratë me të ardhura më të ulta janë më të prekura nga pagjumësisa. Por, edhe duke marrë parasysh moshën, gjininë, arsimimin, peshën dhe shëndetin mendor, shumë elementë të gjendur tek ushqimet mund të jenë zgjidhja e këtij problemi.

Nga dyfishimi i mineralit të selenit dhe rritja 17% e kalciumit në dietën ushqimore, problemet u reduktuan me 20%. Ndërkohë, shanset për të pasur lodhje gjatë ditës u ulën me 30% . Problemet e pagjumësisë lidhen kryesisht me dy lloje yndyrnash, që gjenden tek djathi dhe gjalpi, gjithashtu nga kriperat dhe pijet e shumta.


Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor