Studim/ Si ndikojnë problemet me paratë në shëndetin mendor të njeriut?

Studim/ Si ndikojnë problemet me paratë në shëndetin mendor të njeriut?

Një studim ka zbuluar që të kesh kredi të dobët mund të lidhet me një efekt negativ të shëndetit tuaj fizik dhe të vlerësuarit të vetvetes.Sipas një studimi nga Credit Sesame, një platformë financiare e menaxhimit të shëndetit, një kredi problematike mund të çojë në shëndet të dobët fizik dhe mendor.

Anketa, e ndërmarrë në SH.B.A., zbuloi se pjesëmarrësit luftonin me borxhin e kartave të kreditit për shkak të shpenzimeve të përditshme si kujdesi shëndetësor 32%, udhëtimeve 29 % dhe blerjeve 27 %.

Rezultatet madje pohuan se borxhi i bëri pjesëmarrësit të përjetojnë ndjenjën e turpit për shkak të problemeve me paratë e cila të çon në pasoja negative të shëndetit mendor. Ndër të anketuarit 82% ishin të stresuar, 40% të turpëruar, 25% madje qanin për shkak të problemeve me paratë, ndërsa 7% shkonin deri në pikën saqë të prishnin një marrëdhënie.

Sondazhi gjithashtu zbuloi kreditë e këqija po bëhen pjesë normale e jetës së njerëzve, pavarësisht faktit se konsumatorët janë të dëshpëruar për kredi të mira.

Nga gjetjet e sondazhit, 55% e të anketuarve madje deklaruan se do të hiqnin dorë nga një marrëdhënie seksuale për tre muaj, në këmbim të një rezultati më të mirë kredie. Po ashtu, u zbulua se 1/3 e pjesëmarrësve nuk e kishin paguar kartën e kreditit të tyre brenda një viti, ndërsa 21% nuk e kishin paguar fare. 1/3 e pjesëmarrësve zbuloi gjithashtu se ata e kishin përdorur kartën e tyre të kreditit për pazar ndërsa kishin qenë në gjendje të dehur, ndërsa 8% madje kishin hyrë në borxh për shkak të blerjeve nën ndikim të alkoolit.

Dhe gati gjysma e të anketuarve madje pranuan se vetëm prej pazareve per të ardhur në humor, pra për të inkurajuar vetveten kishin hyrë deri në 20% më tepër borxhe me kartat e kreditit.

"Si shoqëri me bazë borxhe, shëndeti i kredisë është thelbësor për shëndetin financiar për shumicën e amerikanëve dhe është themeli për të gjitha aspektet e jetës sonë," u shpreh CEO i Credit Sesame, Adrian Nazari.

"Dhjetë vjet më parë, shumica e konsumatorëve me shëndet të dobët të kredisë kishin shumë pak burime për ta përmirësuar atë. Por në sajë të përparimeve në shkencën dhe teknologjinë e të dhënave, kompani studimi, përmes kërkimeve të tyre për të zbuluar se çfarë nuk shkon, po ndikojnë tek konsumatorët në mënyrë që këta të fundit të rrisin shëndetin e tyre të kredisë dhe si rezultat të përmirësojnë shëndetin e tyre të përgjithshëm ".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?