Studim, vera mund të përmirësojë
problemet e shëndetit mendor

Studim, vera mund të përmirësojë<br />problemet e shëndetit mendor<br>
Pavarësisht se alkooli konsiderohet si depresant, sipas një studimi të fundit vera mund të lehtësojë problemet e shëndetit mendor. Përbërësit që gjenden tek farat e rrushit përmirësojnë ndjeshëm depresionin, zbuloi një studim.

Studiuesit besojnë se këto përbërës funksionojnë duke lehtësuar inflamacionet dhe duke përmirësuar transmetimin e sinjaleve në tru. Ky studim u krye mbi disa kavie laboratori, të cilat për 10 minuta vendoseshin në situata stresante dhe më pas për t’i qetësuar trajtoheshin me polifenol, substancë që gjendet tek farat e rrushit.

Studiuesit thanë se zbulimi i këtyre substancave të reja tek farat e rrushit janë një nga mënyrat më efektive për të trajtuar njerëzit që preken nga depresioni dhe ankthi.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Protestat e Rithemelimit para bashkisë, Rama: Janë me sakëlldi të mëdha! E kanë futur veten në batak, nuk ia ka fajin kush

Protestat e Rithemelimit para bashkisë, Rama: Janë me sakëlldi të mëdha! E kanë futur veten në batak, nuk ia ka fajin kush