Studimet: Ndikimi serioz dhe afatgjatë i Covid-19 mund të përmirësohet me kalimin e kohës

Studimet: Ndikimi serioz dhe afatgjatë i Covid-19 mund të përmirësohet me kalimin e kohës

Covid-19 mund të ketë ndikime negative të qëndrueshme në trup, por ka shpresë që pacientët jo vetëm që mund të shërohen me kalimin e kohës, por mund ta bëjnë këtë më shpejt përmes rehabilitimit pulmonary

Dy studime që do të paraqiten të hënën në Kongresin Ndërkombëtar të Shoqatës Europiane të Frymëmarrjes, tregojnë se si infeksioni i rëndë Covid mund të lërë dëmtime të qëndrueshme të mushkërive dhe, në disa raste, edhe plagë psikologjike.

"Lajmi i mirë është se dëmtimi tenton të përmirësohet me kalimin e kohës, gjë që tregon se mushkëritë kanë një mekanizëm për të riparuar veten e tyre"- kështu u shpreh Dr. Sabina Sahanic, (Klinika Universitare në Innsbruck, Austri)

Studimi përfshiu të dhëna për 86 pacientë të prekur rëndë me Covid-19, të cilët ishin regjistruar në studim midis prillit dhe qershorit. Pacientët u vlerësuan gjashtë javë pasi dolën nga spitali dhe pastaj u vlerësuan sërish për 12 javë

Në gjashtë javë, studiuesit  zbuluan se 65.9% e pacientëve shfaqnin simptoma të vazhdueshme Covid-19, me gulçim dhe kollë që ishin më të zakonshmet simptoma në vazhdim

Studiuesit gjithashtu vunë re se disa pacientë kishin mosfunksionim diastolik të ventrikulit të majtë në zemër.

Rruga për shërim

Studimi zbuloi se midis 19 pacientëve të prekur rëndë me Covid-19, që iu nënshtruan rehabilitimit pulmonar patën përmirësime në kapacitetin e mushkërive, ekuilibrin, forcën e muskujve, lodhjen dhe disa faktorë të rrezikut si depresion dhe ankth.

Studimi thotë gjithashtu se pacientët të cilët kaluan më pak kohë të shtrirë në shtrat midis kohës që ata kaluan në kujdesin intensiv dhe rehabilitimit pulmonary, u rikuperuan më shpejt.

Në nivelin psikologjik, disa pacientë gjithashtu patën çrregullime të rënda të stresit post-traumatik pas intubimit në repartet e kujdesit intensiv, por ata nuk u përmirësuan pas rehabilitimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës