Brenda datës 7 korrik 2016, në Ambasadën italiane në Tiranë nisin praktikat e para-regjistrimit për të studiuar në Itali.
 
Ambasada italiane në Tiranë ka publikuar hapat që duhet të ndjekin të interesuarit për të aplikuar për studime në një universitet italian për vitin akademik 2016-2017.  
 
Përsa i përket dokumenteve dhe rrugës që duhet të ndjekë një i ri shqiptar për të siguruar një vizë studimi për në Itali, Ambasada italiane njofton se brenda datës 7 korrik 2016, studentët që dëshirojnë të fillojnë procedurën e para-regjistrimit, duhet të caktojnë një takim pranë Ambasadës Italiane përmes shërbimit Prenoto Online. 
 
Dokumentet e nevojshme janë certifikata e lindjes dhe ajo familjare të përkthyera, formulari i regjistrimi i plotësuar por i pa firmosur, formulari i autentikimit të fotografisë, tërësisht i plotësuar por i pa firmosur, dëftesa e Pjekurisë dhe Certifikata e Maturës Shtetërore, në origjinal (ose kopje e njëjtë me origjinalin), certifikatë të gjuhës italiane, fotokopje e pasaportës si dhe 2 fotografi me ngjyra për dokument.
 
Ndërsa, studentët që dëshirojnë të regjistrohen “NË DEGËT ME NUMËR TË MBYLLUR”, studentët duhet të regjistrohen edhe në faqen online për të dhënë provimin e pranimit.
 
Për mënyrat, skadencat e procedurës së para-regjistrimit dhe zgjedhjes së degës, duhet të konsultoni edhe këtë faqe interneti.
 
Në njoftim sqarohet gjithashtu edhe fakti se këto informacione mbi mënyrën e marrjes së vizës për studime janë të vlefshme vetëm për juridiksionin e Zyrës Konsullore të Ambasadës Italiane në Tiranë, pra për banorët e qyteteve të mëposhtme, Tiranë, Durrës, Kavajë, Peqin, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Bulqizë, Mat, Krujë, Kurbin, Pogradec, Korçë, Devoll dhe Kolonjë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com