Studimet në Itali, dalin notat
e Celi 3, 240 studentë në provë

Studimet në Itali, dalin notat<br />e Celi 3, 240 studentë në provë
Instituti Italian i Kulturës ka publikuar rezultatet që kanë arritur të rinjtë në provimin e gjuhës Celi 3, që certifikon dijet për të nisur studimet e larta përtej Adriatikut. Shumica e tyre janë maturantë që ëndërrojnë të kenë në xhep një diplomë italiane. Bëhet fjalë për testin Celi 3 që certifikon zotërimin e gjuhës italiane, e domosdoshme për të nisur studimet e larta në një prej universiteteve të fqinjëve tanë.

Ata i janë nënshtruar kësaj prove gjatë muajit korrik, në një sesion special të organizuar nga Instituti Italian i Kulturës. Sipas Institutit Italian të Kulturës, arsyeja e organizimit të këtij sesioni lidhet me faktin për t’u dhënë një mundësi më shumë jo vetëm atyre që janë rrëzuar në provën e parë, por edhe atyre kandidatëve që nuk kanë mundur të regjistrohen për çfarëdolloj arsyeje.

Emrat janë të koduar dhe çdo maturant e di kodin e tij, pasi e ka marrë atë ditën që është futur në provim. Kështu, Instituti Italian i Kulturës sqaron edhe vlerësimin që ka arritur të marrë secili prej tyre. Kështu si rezultate të mjaftueshme konsiderohen: A=Shumë mirë; B=Mirë; C=Mjaftueshëm; ndërsa si rezultate të pamjaftueshme për të kaluar testin janë: D=jo mjaftueshëm; E= Shumë keq; O= ka kaluar vetëm testin me gojë; S=kalon vetëm testin me shkrim.

Celi 3 është një certifikatë e domosdoshme për të nisur studimet ën Itali, pasi ministria italiane e Arsimit, Universitetit dhe e Shkencës njeh CELI 3 si certifikatë të vlefshme për të vërtetuar njohjen e gjuhës italiane e nevojshme kjo, për t’u regjistruar në universitet në Itali brenda kontingjentit që secila shkollë e lartë përcakton për studentët e huaj.

Çdo vit në vendin tonë janë rreth 4 mijë maturantë që zgjedhin të nisin studimet e larta në një nga universitetet italiane, duke i renditur këto universitete në krye të listës së preferencave të tyre. Në total, në universitetet italiane llogariten të jenë rreth 12 mijë studentë shqiptarë. Pjesa më e madhe e tyre zgjedhin të jetojnë në Itali edhe pasi përfundojnë studimet e larta, duke përmbushur të gjitha nivelet e studimit në shkollat e larta italiane.

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator