Studimi/ 1 në 10 fëmijë në
Shqipëri me aftësi të kufizuara

Studimi/ 1 në 10 fëmijë në<br />Shqipëri me aftësi të kufizuara
Studimi i parë kombëtar për prevalencën e aftësisë së kufizuar tek fëmijët në Shqipëri, tregon se 1 në 10 fëmijë në Shqipëri, ose rreth 10 %, ka të paktën një vështirësi të një shkalle të thelluar në funksionim dhe zhvillim.
 
Ndërsa numri i fëmijëve i identifikuar nga komisionet shtetërore si fëmijë me aftësi të kufizuar është vetëm 4 %.  Ky është studimi i parë kombëtar që bën publike një realitet të ri të zhvillimit të fëmijëve në vendin tonë nga 2 deri në 17 vjeç.
 
Toni Gogu, drejtori kombëtar i  World Vision shpjegoi se fëmijët që kanë zhvillim të thelluar  janë disa herë më se ata që trajtohen nga ana e Shërbimit Social Shtetëror.

"Një në cdo 10 fëmijë ka aftësi të kufizuar, që u shkakton vështirësi të madhe për të jetuar. Shifra që kishim deri tani ishte 18 mijë fëmijë, sot jemi duke folur për mbi 70 mijë fëmijë" deklaroi ai.

Paaftësia fizike, intelektuale dhe emocionale, nuk janë problemet e vetme për këta fëmijë dhe familjet e  tyre. shpesh prindërit nuk i ndjekin klinikisht fëmijët e tyre vetëm si pasoje e paragjykimit.

"Një 10-vjeçare nga Durrësi, e cila ka një deformim në aparatin folës dhe nuk mundet të shqiptojë gërmat e ndryshme dhe nuk mundet të flasë, nuk ka mundur, nuk ka pranuar të marrë raportin mjekësor bashkë me 5 shoqet e saj me aftesi te kufizuar për shkak të stigmës që ekziston në shoqërinë shqiptare" deklaroi ai.
 
Studimi bazohet në instrumentet matës të Organizatës Botërore të Shëndetit dhe përfshin fushat biopsikosociale të zhvillimit të fëmijës.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)