Studimi anijeve të mbytura romake/ Nicola Guidugli për Report Tv: Po rindërtojmë pjesët përbërëse të tyre

Jo vetëm studim të anijeve të mbytura romake por edhe rindërtim të pjesëve përbërëse të këtyre anijeve. Kjo është ajo që po bëjnë një grup kërkuesish italian, njëri prej tyre Profesor Nicola Guidugli, i cili flet për Report TV.

Profesor Nicola Guidugli një pjesë të mirë të kohës së tij ia kushton anijeve të mbytura të perandorisë Romake, jo thjesht për të zbuluar se çfarë mbajnë ato. Ai dhe një ekip kërkuesish italian po rindërtojnë pjesët përbërëse të këtyre anijeve. Profesor Nicola Guidugli ndodhet në Sarandë për pushime, ku në një intervistë për Report Tv tregon rreth këtij projekti të veçantë.

Jam pjesë e një shoqate që bën kërkime dhe studion të gjitha mjetet e përdorura në anijet romake. Ishin këto mjete te cilat e bënë perandorinë romake më të fuqishmen e kohës. Mjete të veçanta si pompat p.sh., të cilat ne jemi duke i rindërtuar dhe ato punojnë në mënyrë perfekte.

Nicola Guidugli

Profesor Nicola Guidugli tregon edhe një arsye tjetër përse ai ka ardhur në Shqipëri krahas pushimeve.

Dua të sjell në Shqipëri një metodë më të shpejtë mësimdhënie nga mësuesit tek nxënësit. Kjo mund të realizohet në bashkëpunim me autoritetet lokale të arsimit. Jam i gatshëm të jap kontributin tim në shtrirjen e sistemit elektronik të mësimdhënies. Kjo metodë ka 25 vite që po zhvillohet dhe është më eficente gjë e cila rrit përqindjen e studentëve për të studiuar në universitete e sidomos në degën e matematikës. 

Nicola Guidugli

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzoi të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Haklaj: U çimentua marrëveshja Berisha-Rama dhe u rrëzua reforma në drejtësi

Kushtetuesja rrëzoi të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Haklaj: U çimentua marrëveshja Berisha-Rama dhe u rrëzua reforma në drejtësi