Kurbini âsht nji flamur i perbâm prej 16. Katûndesh, i cilli gjindet në semt të gjytetit të Kastriotit. Nder kto 16. katûnde njihet edhe Laçi, të cillit i pernjitet Sebaste. – Qysh kur kan fillue me u shkrue njitas kta dy êmna, nuk mbahet në mend.
Katûndi i Laçit gjindet i vendue në shullâ të maleve, e peran i shtrohet fusha e kândshme, sà e pûnueme sà e stolisur prej pyllnajësh të gjithnduer lândësh, e bishti i gurrës së këtì, e cila gurrgullon per nen shkrepash, shkon me u perpjekë me Shllînza e kjo me dèt.
Lik e permjet të ktì katûndi, si edhe sod kâ pasë kalue dikur rruga e ushtrìs Rromane, e cilla vijote per Lezhe, Hajmel, e në grykë të Gjadrit dahej dy krahësht, i djathti vijote per në Kaster (Vig), Pukë (Epikarja), e delte n’Iballë (Imiacium), neper Gralisht, kal, Kisha e Ançitit e kalote në Gjakovë; i rrmakti u drejtote kah Dêja ndërmjet Rrencit e Shkodret, nepër Shtoj, Koplik (Cinna), Samoborr, Hot, Vuksanlekaj (Birziminium i Ippen-it e Bersumno i Nepcses), e delte në Koklan (Doklea).[1])
Në katûnd të Laçit, gjinden shum sende të vjetra e posaçe me kândet me i permendë do pûnë, permbas së cillash mund të dishmohet, se ky vend me gjith rrethinë, do të jetë kenë dikur në zâ.
Dy Kshtjella gjinden në ket vend, njani në maje të nji kodres kah veri, e âsht mrenda katûndit të thuesh, të cillin sod e thrrasin «Kulla e Kol Pàsh Gjeçit», porse mûndem me thânë se âsht nji Kshtjell i vogel po, porse i vjeter, e mund të jetë se kà pasë xân vend aty, e vû ndo’i gur mbî ato edhe të motnueme, ky Kolë Pasha, i cilli i kishte pasë pasë ndrrue do prè me Vezirin e Shkodres, si e dishmon gojëdhâna e vendit, e të cillin, mandêj e pat prè nji Musliman prej Shkodret, qi kishte pasë pì gjak me tê e permbasi e pat vrà, ja pat shkurtue edhe kryet, e me tê në strajcë, shkoj me mârrë rrogen e tradhtìs, permbas së folmes së Vezirit, kush t’a vritëte Kolen. Thonë se, kur e pau kryet e Kolës Veziri, i erdh keq tejèt; e tuj mârrë vesht se i Shkodrani e kishte pasë prè në besë, aq u tërbue, sà dha urdhen me e vjerrë me shqypëtim të ktyne fjalve:
«Mbasi paske prè, t’and vllà Ti nuk lâke gjâ pà bâ!»
Murâna e Kolë Pashës gjindet kundruell «Gurve të Smaçit», në krah të djathët, tuj shkue kah Kisha e Shna Ndout në Sebaste. – Diten e Shna Ndout, tuj shkue në Sebaste, kje vrà Kol Pàsh Gjeçi.
Kshtjelli tjetër i gjân edhe i hapët, gjindet në maje të malit qi âsht kah jug-lindja e Laçit, e thirret si mali, si Kshtjelli me êmen të Shna Ndout.
Si per rojë e fuqì si edhe per knaqë, moja e Kshtjellit âsht shum e bukur. Prej ktyne rrenimeve, larg peshìn sŷni kah e djathta edhe kah e rrmakta, e flaka e rrezës së diellit të mramjes, e cilla dàn si nji udhë e bardhë neper dèt t’onë; tuj e soditë zembren t’a lëkûnd e jeten t’a pertrin tuj i perblue pûnt qi kan pasë ndollë në ket gjì të detit e në kto rrethina! E sod kto rrenime të madhnueshme, dikur të Parve t’onë, e mâ vonë të Rromanve, kan mbetë të shkretnueme e banime skilesh!
Ky vend, prà ti thame në fillim, do të jetë kènë murâ i madh, e permbas të gjitha gjasësh mund të thohet se aty kâ pasë kenë gjyteti i hershem «Basanèja», sikurse e dishmon Kieper,[2]) e në mênde të ktì pshteten shum dijetarë, më sà mendimin e Millerit[3]) e hjedhin tej i cili e vên në rênd të Laçit të soçëm gjytetin “Pistum”.
A “Pistum” a “Basanèja” na ktû nuk dona me tjerrë ket lâmsh; për ne âsht mjaftë qi mund të mbajmë pà gabim se, në vend të soçëm e në rrethinë t’afërt kà kênë nji gjytet.
Mbi ket gjytet të hershem, prà, e mbî katûnd të Laçit të soçëm, nja 2/4 orët kah lìndja, - në mal -, gjinden rrenimet e vjetra të Kuvendit të Franciskajve të Shqypnìs, e Kisha, e cilla âsht në kâmbë edhe kjo e moçme edhe e shugurueme, si na e bân dishmi nji shkrim i murìt në Kor, prej t’Ȇmzot Gjon Bruni-t, Kryeipeshkvit të Tivarit, me 2. të Shên Ndreut, 1557, e në nji rrezik të rrenimit e ndrequn nên kryeparì të At Gjon Kolecit.
Nja 20-30 hapa larg Kishet e per nên tê, në ball të nji shkrepit të gjàll gjindet nji shpellë e quejtun «Shpella e Shên Vlashit». – Per mësim tì mund të vye gojëdhâna e popullìt t’atyne anave të cillët thonë se, i lypun Shên Vlashi prej salvuesve të Krishtênimit, hiku e u mshef në ket shpellë per me pshtue prej mënìs së tyne. – Kjo shpellë ishte kênë e ulët edhe e ngushte faret para se t’a mesŷete Shêjti, si hîni ky, tuj u ngrêjtè në kâmbë e çoj qellzânen e sajë edhe e sgjânoj. Dost e difton populli, por edhe me sâ shifet nji gropë në gur të qellzânës, qi dàn si me pasë kênë ngulë në gur të gjâll pjesa e eper e kaptinës së nierit. – Populli, si të Krishtênë si Musliman e mbajnë në bîndje të madhe si shpellen, si, edhe gropen në gur, si gjurmen e krès së Shên Vlashit, edhe vin kahmos per me lypë ndèr e hìr prej shejtit e kur i mundon dhima e krês, hìn në shpellë e rrin në kâmbë drejtë per nen gropë e per të lutunat e Shêjtit shndoshen.
Në ket shpellë gjindet nji lëter i vogel, mbî të cillin shifet ftyra e Shên Vlashit me stoli Ipeshkvinore, e ravisueme me njyeme të hijeshme në gur të gjàll, edhe e ruejtun per bukuri.
Mbrenda shpellet, ktu-atje shifen kupëza, të lâmuna prej të divoçemve per me pritë cirkat e ujit, qi rrjedhë prej currash. – Kta ujët e perdorin per dhimë të fytit, e gràt të cillavet u mên tâmbli per me ngjì të vogjelt e vet. Kur mos të gjêjnë ujët, i kruejn gurët e shkrepave a mbledhin pluhënin e shtrojës së shpellës, edhe e mbysin n’ujët për qëllim të permendun; e Shên Vlashi u bân ndère e u mjekon nevojët si burrnimit, si granìs pà të dàm besimit.
Mali Argej
Të dalun në dèr të ksajë shpelle, prej së cillës me nji herë na bjen parë sŷsh nji prrue i thirrun «Prroni i Shna Ndout». – Ky prrue âsht përnjimend i mnershem; të tânë gryka, gryka, lisni e gajushë, në të cillin mund të mshehen ujq e harusha; prà edhe shpella gjindet nder shkrepa të ktì prroni. – Kundruell, shpellet e m’at anë të prronit, kah jugu, njitet nji mal, në maje të cillit gjinden rrenimet e kshtjellit të madh, qe e pata xânë me gojë sypri.
Oroe: - I bekuemi Ȇmzot Pashko Trokshi, Kryeipeshkvi i Shkupit, më kà pasë thânë në vjetë 1902, qi kishte pasë, kndûe dikû se, Agrikolaus, i cilli kà pasë jetue në kohë të Kjokecjanit e të Licinit, Perandorve të Rromës kishte pasë sundue në ket kshtjell. –
Në Brevjar t’onë kndojmë se tuj gjuejt ushtarët e Agrikolaut, e gjetne Shen Vlashin në shpellë të malit Argej, e xûene edhe e çuene para Agrikolaut, i cilli dha urdhen qi t’a pengojshin me hekura.
Oroe: Si prroni qi âsht nen ket shpellë, si rrethina me mal e fushë, jânë kênë edhe jânë në zâ per kah gjoja. Ksajd gjinden derra me tufa, ujq, çakaj, kaproj, skile, shqerth, e gjithnduer shpênsh.
Mali Argej Sebaste t’Armenìs Mos âsht nderlikue me malin Zhejë të Sebaste t’Arbenìs? E mos e kan shndrrue b, në m. ?
Katûndi Zheja, a si e shkruejshin heret Sgeja, nji orë së âsht mâ larg shpellet të Shêjtit, e mali i Zhejës, vijon pà kputë kund deri në Kshtjell, e prroni e dàu prej shpellet.
Mbas mendimit têm, fort lètas kà muejt m’u bâ ky nderlikim, per arsye qi, si Rromanët e hershem, si edhe Taljajt e soçem, i kan pasë mrapshtue emnat e vendeve sidomos t’atyne qi kan nderzânet «Sh» a «Zh» në fillim në mjedisë a në mbarim. Për tregim: Sepdra (Shkodra); e Taljajt Sabiace (Zhabjaku); Kolossi (Kolçi), Barbarosi (Barbullushi), Busati (Bushati), Orosi (Oroshi), e kso tjerash. A nuk kan muejt, tham edhe ushtarët e Rromës me Agrikolaun me çartë êmnin e malit të Zhejës me êmen Gej e Ar – gej?
Kisha e 40. Deshmorve në Zhejë të poshter.
Me 10 të Marcit, në Brevjar t’onë kndojmë të lutmen e se kremtes së 40 Deshmorve, per të cillët edhe thotë Brevjari se janë kan mûndue në Sebaste t’Armenìs e vijon êmni i Agrikolaut.
Në Zhejë të poshter, prà, e si e thrrasin sot Ndermollza, kena kapelë (kishëz) të 40 Shêjtenve Deshmorë, kû si vjeta-vjet, mblidhet popull i madh prej gjithkahnash per me lutë diten e ktyne Shêjtenve.
As dhetë hapa prej kapelet, gurrgullon ujët në shum vende, e mbaron më prrue me të cillin ujsin arët qi jânë per nen tê. Ky ujë àsht i ftofët si akulli, e mbas gjikimit t’erës, âsht gurra e surfullit. (kur don me ndrrue moti në shi, fillon me ju ndîe era larg.) Tri herë në ditë ndrron ky ujë; në nâdje àsht i kulluet, në mjesditë âsht i bardhë si tâmbli e në mbramje âsht gadi si i blerët. Populli e thrret «Ujët e bardhë», edhe Barletius, në jetëshkresë të Gjergj Kastriotit, në të IX. liber e thrret «Aque Albulae». Populli e thrret edhe «Ujët e qelbët»; porsè rràll se i thotë kush i qelbët, prej drojet të mos të bìn në mëkat.
Heret, thotë goja e popullit, ky ujë ishte kânë erkàndshem, por prej ditës qi e ndŷeni nji prej asi katerdhetësh, u qelb.
Kjo gojëdhânë pajton me kallxim kishtar, sì na deshmon edhe Brevjari, - se njeni nder asì katerdhetësh, i lodhun prej ngriesinës s’ujit, në të cillin i paten zhytë salvuest e Krishtênimit, i ra mbohë Krishtit, edhe e nxuerne prej ujët, e në vend të tì, rrojtari u rrfye i Krishtênë. –
Rrethin e vendit, në të cillin kallxohet se kan ndollë kto punë mbî Shên Vlashin e mbî 40. Deshmorë, mûnd t’a valloje nieri 1.1/2 ore.
Duhet me dijt edhe se, tuj xânë fill prej Milotit të Kurbînit e tek andej, ato fusha edhe sod thirren Arbena Arbëri – Prà me gjith arrsye mund të mbajmë se êmni i Arbënìs âsht nderlikue me êmen t’Armenìs.
Per themelim të ndollive të permenduna, kena deshmime të gjalla edhe në popull të Bizës e të rretheve.
Nder katûndet e Bizës, mâ âsht Kisha e Shên Vlashit, Ipeshkev-Deshmuer, e ndertueme në themele të hershme të Kishës së kti Shêjtit. Mun (shi) per nen Kishë, kah krahi juguer, âsht nji ânë e vogel e ndertueme në trajtë të shpellës, e mrenda gjindet edhe sod nji asht, të cillin populli e thrret «ashti i krahit të Shên Vlashit». – Ky asht pushon në tokë të thatë prej sè, posë gojëdhânet nuk kena kurrni deshmim themelues se do të jetë pernjimend asht i krahit të Shêjtit. Sado qi pushon në tokë të thatë e perkitet prej gjithnduer doret ky asht i bekue, edhè në kjoftë i Shên Vlashit, aj nuk e merr per të perbuzun, se populli i jonë, si të Krishtênë si Musliman, në çdo nevojë qi t’i porositen me zêmber, u bân ndèr, se pernjimend e nderojnë, e hîn n’at shpellë me bindje përrûjtì, e mbasi t’a kênë derdhë zêmbren nder uratë, e marrin në dorë ashtin, e, po u dhemti kryet a krahi, a çdo gjymtyrë, e ferkojnë at pjesë me at asht, e kthehen ndër shpija të shndoshun e të knaqun.
Bindja e padame e popullit të ktyne krahinave ndaj Shên Vlashin e ndaj 40 Shêjten Deshmorë, na nep me besue, se mûndimi i tyne ka ndollë n’Arbënì e jo n’Armenì.
Veshtroni edhe një deshmì t’auktoritetit kishtàr të Shqypënìs, qi do të na trimnoje, për me vendue at asht të shpellës së Kishës së Drraçit, në një vend më të ndershem.
Emzot Mark Skura Franciskan i Kruetan: nji herë Ipeshkev i Arbënit, mandej Kryeipeshkvi i Durrësit, nder lajme qi i nepte Mbledhjes Shêjte per të hapun të Fès në Rromë mbi gjendjen e Ipeshkvìs së vet, që shka shkruete në vjetë 1640.
«..... Në Drraç, gadi në rrenim të plotë kà vojtë: Kisha e Shên Vlashit, Ipeshkev e Deshmuer, në të cillen Kishe, thohet se kà kênë vorrue korpi i tì nji herë.» (Ipeshkvit e Durrësit, prej Raynaldit e Farlatit.)
Per me u themelue edhe mâ mirë në kto difesa gojëdhânash, - kishte m’u lypë nji shqyrtim kishtàr mbî korp të Shên Vlashit, i cilli gjindet në Rraguzhë të Delmaces[4]) per me pà, pale, a i mêngon ndo’i gjymtyrë të pjesve të krahit a të kâmve, e atbotë kishte me na u hjekë edhe dyshimi i vendit të mûndimit si i ktì, si edhe i 40 Shêjtenve Deshmorë.
Në shkoklim të kësajë çâshtje, po me kàndet me shtue edhe disa rreshta në vijim e thkjellim e per m’u dhânë fuqi fjalvet qi pata botue në «Zâni i Shna Ndout» në N. V. Të vjetit 1921.
Në Historì kishtare të përgjithët t’Abatit G.S Darias, e shtypun në Torin, 1877 (i 296) këndojëm: Galeri, Perandori i Romës, tuj pà se ishte tuj ju hulle filli i mbram i jetës (310) sundimin e mbretnìs e dan kështû: Kostantinit, Galjen, Spânjen e Britanin e madhe, Licinit, Ilirin, Maksimit, Azin, Lìndjen e Egjiptin. E në faqe 340-41-42, këndojëm se, lirija e besimit të Krishtênë aq e përkrahun prej Kostantinit të Madh, bâte me drashtë qi mos t’i nepte shkas Paganizmit (sado qi kishte vojtë me themer në buzë të vorrit), e t’u çote pèsh kundra Krishtêrimit, sikurse edhe pernji mend ndolli.
Licini i duel në bàll kësajë livizjes mizore kundra Krishtênimit, tuj çpallë disà urdhna të përcjellun me kercnime të salvimeve të rrebëta (319) kundra Krishtênimit qi po s’u gjegjue me ju përungjë hyjve të mbretnìs, t’u hjekshin prej zyreve të mbretnìs, më nji edhe aj vetë i karmoj prej pallatit të vet ata qi deshmoheshin të Krishtênë tuj u dhânë rrugen e tretnìs. – Mizorija e Licinit kje zhgrehë kundra Ipeshkvijve sidomos; kundra ketyne i kje terbue zembra edhe mâ per mnèr, se pse i nderote e i dote Konstàntini.
... Shên Vlashit, Ipeshkvit të Sebaste t’Armenìs, permbasi ja patne shprishë kofshët me gerhanë – a krahëna hekurit -, ja shkurtuene kryet bashkë me dy djelmë të tì të Krishtênë. Aty gjetne deke edhe shtatë grà të Krishtêna, pse i pane tuj mbëledhë gjakët e Shên Vlashit... Në Sebaste, prap, kjene mundue 40. Deshmorë.
Ky salvim e do arsye tjera, e shtyene Kostantinin me hi në luftë me Licinin; e si njani si tjetri rrebtas tridhetë mì vetë për tokë e për dèt; ushtrin e detit e rregullote i biri Krispi. Ushtrija e Licenit perbâhej prej njiqind e shtatdhetë mì vetësh... Lufta kje fillue me 3. Në Korrik, 324, në rrethinë të Hadrijanapolit kryegjytet i Haeimimons-it, e XI Provincje e Ilirikut. – Në ket luftë kje thye Licini, i cilli hiku tuj lânë tridhetë e kater mì të dekun në lam të luftës. – Fuqija detare e Licinit kje dermue prej Krispit në Bosfor. – I dyti të ndeshun ndolli nên lidhjet e Kalcedonìs, kû, tuj pà Licini ushtrin e vet të grîme, u dha kâmbve, e, me nja tri mì vetë qi i patne teprue, shkoj e u ngûjue në Nikomedì. Konstantini ju palue më shpînë edhe e mbajti në rethim deri qi e bâni me i rà në dorë e me ju pervû...- Këtû do vû oro fillesa e mbaresa e luftës: kje fillue në rrethinë të Hadrijanopolit (Edrene), vijoj nên ledhet e Kalcedonìs e mbaroj në Nikomedì.-
Abati Darras thotë se, në 319. kje mundue Shên Vlashi e 40 Deshmorë; e qysh prej 311 – 324 Licinin e gjêjëm si Peranduer n’Ilirik, tuj kenë se me vjetin 324 mbaroj Licini e sundimi i tì.
Aso kohet, nên êmen t’Slivikut pershiheshin 19 Provincje, me ket rend: I. Noviniut, Dipense, Kryegjytet, Arelape-Pachlarn, Ì. Norinium Mediterran, kgj: Juvavia – Salzburg... Î. Panonia Prima, kgj. Sabaria – Sarëar – IV Pannonia Secunda, kgj. Sirmium – Peter Varadin. – V. Valeria Kgj: Aguineum – buda, - VI. Sava, kgj. Sciscia-Sisak – VÌ. Dalmatia, kgj. Salona – Spalato – VÎ. Liburnia, kgj. Jadera – Zara – IX. Europa, kgj. Bisantium = Konstantinop. – X. Thracia, kgj. Philippopolis – XI. Haemimous kgj. Hadrianopolis – XÌ. Rhodope, kgj. Maximianopolis, - XÎ. Mysia, kgj. Viminacium – Vidin – XVI. Dacia Ripensis kgj. Oescus – XVÌ. Dardania, kgj. Scupi – Scopia – XVÎ. Praevalitana kgj. Scodra-Scutari – XIX. Dacia Mediterr. Kgj. Nessus – Nishi.
Pansa, «L’Illirico» trattato istorico-geografico, I. Pag. 258)Tash të shofim, shka thotë Dom Gjon Bosko, mbî mundim të Shên Vlashit në histori kishtare të tien e shtypun në Torin, 1895, në faqe 111 të Kreut të II. Të Kavaljetit të II. Pikni e parë do vû n’oroe si Dom Bosko, nuk ja cakton aspak vendin gjytetit Sebâste; mu në «Dizionario d’istoria Eçletiastica» faqe 342, permend nji Sebaste a se Sivas n’Amerikë (!). – Qe shka shkruen Dom Bosko mbî Shên Vlashin: «Shên Vlashi, Ipeshkev i Sebaste-s
Tuj pà qeveritari i gjytetit, se Shên Vlashit s’i lodhej mêndja m’u perungjë e me u true Hije hyjve të rrêjshem, dha urdhen qi t’a mbytshin në dèt. Shên Vlashi bâni kryq, e në fuqi të këtì shêjti u vû me hecë mbi ujnat e dètit, pà i humbe kamba aspak. Së vonit u pshtet mbî valët e ujnave, edhe u bâni zâ idhujtarve, qi, per në ja kishin besë fuqìs së hyjnive të veta, të shifshin atë tuj bâ, i pshtetun në fuqi të Hyut të vet. – Disa nder idhujtarë të cokatun muerne guxim edhe u hovne në dèt; porsè grabisne edhe u perpîne prej valve tuj hupë per jetë-jetet nder të pafunda. Permbas këtyne shêjave të bindshme, Shên Vlashi duel mbi tokë, e qeveritari, pà e ngjatë mâ dha urdhen qi të ja shkurtojshin kryet. Kjo ndolli në vjetë 313 mbas Krishtit». – Para se e paskan hjekë jetet Shên Vlashin, paskan pasë dashtë me e mbytë në dèt.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com