Studimi britanik: Steroidët e lirë mund të shpëtojnë jetën e pacientëve me Covid

Studimi britanik: Steroidët e lirë mund të shpëtojnë jetën e pacientëve me Covid

Studimet tregojnë se ‘steroidët e lirë’ mund të shpëtojnë jetën e pacientëve që janë të sëmurë rëndë me Covid-19.

Gjetjet konfirmojnë rezultatet e një studimi të hershëm, i cili tashmë ka çuar në përdorimin gjerësisht në kujdesin intensiv të steroideve për pacientët Covid.

Rezultatet e reja, të botuara në ‘JAMA’, tregojnë se për çdo 100 pacientë të trajtuar tetë jetë do të shpëtoheshin.

Në qershor në Mbretërinë e Bashkuar u provua se një steroid i quajtur deksametazon mund të shpëtojë jetën e pacientëve Covid që janë në gjendje të rëndë

Studimi i fundit tregon se edhe një tjetër steroid, hidrokortizoni, është po aq efektiv sa deksametazoni

Prof Anthony Gordon, nga ‘Imperial College’ në Londër tha se më pak se gjashtë muaj nga fillimi I pandemisë, kemi gjetur prova të qarta dhe të besueshme në provat klinike për këto dy ilaçe”.

Rezultatet në 1,703 pacientë treguan:

40% vdiqën kur iu dha vetëm trajtim standard kurse 32% e tyre vdiqën kur u trajtuan me steroid

Steroidet qetësojnë inflamacionin dhe rrisin sistemin imunitar, për këtë arsye ata përdoren për të sëmurët nga artriti, ata me asmë si dhe në disa infeksione të rënda.

Steroidët e lire nuk mendohet të jenë të dobishëm te pacientët e prekur lehtë nga Covid, kur simptomat janë kollë, ethe ose një humbje e shijes dhe nuhatjes

Mjekët tashmë po përdorin për trajtim deksametazon-in por shpresa është që edhe  ilaçe të ndryshme do të rrisë mundësinë e trajtimit në të gjithë botën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve