Një studim i ri nga Brigham dhe spitali i grave të Boston, Massachusetts ka sjellë në dritë detaje të reja shqetësuese rreth efekteve të rënda të përdorimit të pajisjeve elektronike sidomos para se të flemë.
“E dimë nga puna e mëparshme se drita e ekranit gjatë natës ul nivelin e melatoninës . Studimi tregon rezultatet e krahasuara të leximit të librit apo celularit para gjumit”, është shprehur doktoresha Anne Marie Chang, një nga bashkautorët e studimit.
Nëse nuk dëshironi të ndiheni si mumie gjithë ditën duhet të lexoni një libër para se të flini. Mungesa e gjumit dhe cilësia e tij e dobët shkakton sëmundje si obeziteti, diabeti e deri tek ato kardiovaskulare.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com