Studimi: Çfarë na bën më të lumtur gjatë një jave...

Studimi: Çfarë na bën më të lumtur gjatë një jave...

Foto ilustruese

Prania e miqve në jetë është e çmuar dhe thelbësore. Ata janë gjithmonë atje, në momente gëzimi dhe dhimbje.

Megjithatë, nganjëherë, puna dhe angazhimet e përditshme na bëjnë të shtyjmë dhe shtyjmë takimet me ata njerëz unikë që mund të na bëjnë të ndihemi vërtet mirë.

Sipas hulumtimeve të bëra nga “Oxford Economyics”, ngrënia me miqtë rrit shkallën e lumturisë dhe kënaqësisë në jetën e një personi.

Në fakt, mjafton që të organizoni edhe një darkë me miqtë tuaj më të afërt vetëm një herë në javë, kjo ndihmon të kujdeseni për veten dhe marrëdhëniet tuaja, duke parandaluar çdo depresion, trishtim apo ankth.

Hulumtimi u krye me rreth 8 mijë njerëz të kombësisë angleze, ku doli që ata që ishin mësuar të hanin vetëm ose linin pas dore të dashurit e tyre.

Ata ndieheshin më të pakënaqur se disa të tjerë për shkak të punës dhe angazhimeve.

Furia e jetës së përditshme çon në mënyrë të pashmangshme në izolim shoqëror.

Argëtimet lihen pas dore dhe nuk i kushtohet rëndësi një mbrëmjeje sado e vogël të jetë.

Ajo që ne të gjithë duhet të bëjmë është t'u kushtojmë kohë miqve dhe marrëdhënieve tona edhe vetëm një ditë në javë, të mblidhemi së bashku rreth një tryeze dhe të hamë së bashku.

Ndjenja e mirëqenies është e siguruar, duke kaluar momente në tryezë me miqtë tuaj më të afërt, ku  do të ndiheni menjëherë më të lumtur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion