Një studim i Universitetit të Auckland zbuloi se cigaret elektronike kanë të njëjtin efekt si ngjitëset me nikotinë që vendosen në trup nga personat për të lënë duhanin.

Studimi saktëson se ka shumë pak informacion për efektet e mundshme anësore të nikotinës.

Në studim u përfshinë 657 duhanpirës të cilët dëshironin të hiqnin dorë nga duhani. Pas gjashtë muajsh, 6% deri në 7% e personave mundën që të lënë duhanin.

Në mesin e konsumatorëve që nuk hoqën dorë nga duhani, gati 60% e tyre që përdorën cigaret elektronike kishin reduktuar ndjeshëm konsumimin e duhanit, kundrejt 41% e atyre që kishin përdorur ngjitëset me nikotinë.

(Valdi Gjini/Shqiptarja.com)