Studimi: Gratë stresohen më shumë nga burrat e tyre se sa fëmijët

Studimi: Gratë stresohen më shumë nga burrat e tyre se sa fëmijët

Foto ilustruese

Gratë e martuara janë më të stresuara se sa gratë beqare.

Stresi është bërë më i zakonshëm e sidomos për gratë, pasi punët dhe shtëpia mund të ndikojnë në shëndetin e tyre.

Madje, edhe nëse ato kanë një sistem mbështetës, siç është bashkëshorti, sërish gjithçka rëndon negativisht tek to.

Një studim i ri ka treguar që shumë gra mendojnë se burrat shtojnë më shumë stres në jetën e tyre të përditshme sesa fëmijët.

Sondazhi, i kryer në 7 mijë gra, zbuloi se mesatarisht vlerësuan nivelin e tyre të stresit deri në 8.5 nga 10.

Dhe 46% e tyre thanë se burrat, më shumë se fëmijët e tyre, ishin fajtorë në shtimin e nivelit të stresit.

Sipas sondazhit, shumë të anketuara mendojnë se burrat janë një fëmijë i madh dhe jo një partner i barabartë me të cilin mund të ndajnë ngarkesën e tyre të punës.

Shumë gra gjithashtu mendojnë se stresi që ato përjetojnë është shumë i ndryshëm nga ‘stresi i babit ’.

Kjo i ndalon ato që ta shohin njëri-tjetrin në sy dhe të mendojnë se duhet punuar në ekip, veçanërisht kur në mes ka fëmijë.

Shumica e grave mendojnë se pjesa më e madhe e përgjegjësisë, përkundrejt prindërimit, bie mbi to çdo ditë, duke i lënë atyre pak kohë për të përfunduar të gjitha punët.

Ndërsa është gjithashtu e vërtetë që më shumë burra janë duke marrë role aktive në shtëpi, në mënyrë që të mund të ngrihen në këtë rast dhe të ndihmojnë partneren e tyre.

Sidoqoftë, një studim tjetër zbuloi se tek një mijë e 500 baballarë të pyetur, shumë mendojnë se po ndihmojnë dhe kontribuojnë më shumë në rritjen e fëmijëve, por ata thjesht i bëjnë gjërat sipas mënyrës së tyre pa pasur nevojë për të marrë vlerësim.

Në mënyrë që gruaja të shmangë stresin për shkak të mungesës së kohës dhe, burri mund të ndajnë jo vetëm punët e shtëpisë dhe kujdesin e fëmijëve, por edhe përgjegjësinë për familjen në tërësi.

Ka 2 të rritur, jo vetëm një grua.

Kur bashkëshortët diskutojnë për problemet, marrin vendime së bashku dhe të dy janë përgjegjës për to, kjo i ndihmon ata të bashkëpunojnë dhe të zgjidhin shumë probleme.

Gratë mund të zhvillojnë aftësitë e tyre të menaxhimit të kohës.

Mos harroni se stresi mund të çojë në divorc dhe të ketë një efekt negativ në shëndet.

Prandaj, është e rëndësishme të përpiqeni në të mirën tuaj për të krijuar më pak stres në jetën e familjes suaj të dashur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë