Tek femrat preferohet zëri i gjallë, i qartë, përshpëritës dhe jo i ngjirur. Ndërsa tek meshkujt preferohet një zë mashkullor dhe më i ashpër.

 Sipas një studimi të kryer nga Universiteti British Columbia të publikuar në Plus One, ne priremi ti zgjedhim miqtë tanë në bazë të karakteristikave të tyre vokale.

Nëse zëri i një personi do të na duket i njohur, familjar dhe më i ngjashëm me zërin tonë ne jemi më të prirur për të krijuar miqësi.

Sondazhet treguan se miqtë flasin në të njëjtën mënyrë, me të njëjtin intonacion dhe timbër zëri.

Nga rezultatet e kërkimit kanë dalë edhe preferencat që kanë persona të ndryshëm në lidhje me zërin.

Janë më tërheqëse ato femra që kanë një zë të gjallë, përshpëritës, të qartë dhe më pak të ngjirur.

Ndërsa në lidhje me meshkujt preferohet që zëri të jetë sa më mashkullor dhe i ashpër.

(b.t/shqiptarja.com)