Një studim i realizuar gjatë pranverës së këtij viti tek 5 mijë fëmijë në të gjithë vendin ka treguar se gjysma e nënave të rinjve të intervistuar ishin të papuna. Ndërkohë që shifra e baballarëve të papunë është 24%. “Në studim tregohet se 24% e fëmijëve i kanë baballarët pa punë dhe 58.4% e tyre i kanë nënat të papuna. Po kështu 1 në 2 fëmijë raporton një gjendje ekonomike mesatare dhe 1 në 3 fëmijë raporton gjendje ekonomike të mirë në familje. Kurse 14.5% e fëmijëve kanë raportuar gjendje ekonomike të keqe: thuhet në raportin e studimit.
Lidhur me mirëqenien e familjes, një në dy fëmijë kanë të paktën një kompjuter dhe 8% e fëmijëve raportojnë se të paktën njëherë kanë shkuar në shkollë ose kanë rënë të flenë në darkë të uritur, kundrejt 92% të tyre që nuk kanë qenë kurrë të uritur.
/Shqiptarja.com