Studimi, ja 6 ushqimet të
cilat rrisin aftësinë e trurit

Studimi, ja 6 ushqimet të<br />cilat rrisin aftësinë e trurit
A po bëni çfarë maksimumin për të ushqyer trurin tuaj?

Të marrësh sa më shumë lëndë ushqyese ndihmon në përqëndrimin tuaj, memorien, madje edhe inteligjencën.

Cassandra Barns, një nutironiste nga Londra ka zbuluar 6 ushqimet më të mira që rrisin aftësinë e trurit.

Salmoni :
Është i pasur në vitamina B, duke përfshirë B12 e cila është vitale për nerva të shëndetshme dhe qelizat e trurit.

Vaji i peshkut si salmoni përmban acide ynydore të omega-3 për të cilat studimet thonë se ndihmojë në të mesuarit dhe memorien, po ashtu edhe në koeficientin e inteligjencës.

Farat e kungullit :
Janë një nga byrimet natyrore më të mira të zinkut, i cili është jetësor për funksionimin konjitiv që ka të bëjë me aftësinë tonë për të menduar, mësuar dhe arsyetuar.

Ato gjithashtu janë të pasura në magnezium, që ndihmon sinjalet e nervave të dërgohen në çdo pjesë të trupit.

Vezët :
Veza është një ushqim fantastik për shumë arsye, jo më pak për trurin tuaj.

Ato janë po ashtu një burim i mirë i vitaminës B dhe hekurit, i cili ndihmon sistemin nervor dhe konjitiv.

Algat e detit :
Një ushqim bazë në Japoni, ato janë të njohura për përmbajtjen e mineraleve që i bëjnë mirë shëndetit, veçanërisht jodi.

Ashtu si magneziumi, edhe jodi luan rol të rëndësishëm në shëndetin e sistemit nervor.

Çokollata e zezë :
Po, çokollata mund të jetë një ushqim i shkëlqyer për trurin, gjithashtu.

Ajo përmban substanca që mendohet se kanë një efekt të fuqishëm antioksidant edhe për trurin.

Janë berë disa studime përsa i përket mundësisë që ato kanë për t’u mbrojtur nga sëmundja e Alzhaimer-it.

Boronicat :
Studimet sugjerojnë së të ushqyerit me boronica mund të jetë veçanërisht e dobishme për trurin po ashtu. 

Sidomos për shëndetin e trurit tek të moshuarit.

[gallery]19834[/gallery]

Redaksia Online
A.L/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit