Studimi: Ja pesë arsyet përse nuk
duhet të bëni dush herët në mëngjes

Studimi: Ja pesë arsyet përse nuk<br />duhet të bëni dush herët në mëngjes
Shpesh mendojmë se një dush në mëngjes na ndihmon ta nisim ditën mbarë, por nga studimet e bëra së fundi del se kjo na dëmton më shumë se sa na ndihmon.

Në një shkrim të Daily Mail thuhet se larja e fytyrës në dush është një nga gabimet që çdokush i bën, dhe që mund të dërgojnë në probleme shëndetësore.

Pesë aryse kryesore se pse nuk është mirë të lahemi në mëngjes janë:

1.Ta lani fytyrën në dush – sipas ekspertes së kujdesit ndaj lëkurës, Kaye Scott, nxehtësia e ujti dhe shtypja mund t’i bëjnë shumë keq lëkurë tuaj.

2.Të përdorni sfungjer rrjetë, dermatologu nga Orlando, Mathew Knight, insiston se përdorimi i këtij lloj sfungjeri bën që të krijoni një hapësirë të përsosur për bakteret, e që pastaj sjellin rreziqe shqetësuese për shëndetin tuaj.

3.Të qëndroni mbi ujin e përzier me sapun nuk do të ua pastrojë këmbët tuaja. 

4.Të laheni në ujë të ashpër- nëse keni lëkurë të ndjeshme, duhet ta shmangni ujin natyral, dhe të laheni me ujë të shisheve apo të instaloni filtrues.
Mjekja Laura Ishmail, mjeke estetike, tha se uji me nivel të lartë të kalciumit mund ta irritojë lëkurën e njerëzve me gjendje të lëkurës si ekzema.

5.Ta përdorni peshqirin e lagësht, nëse e lini atë në ndonjë zonë të lagur, pa kohë të mjaftueshme dhe të pështatshme të tharjes, atëherë ju mund ta infektoni lëkurën tuaj pas çdo përdorimi.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike