Studimi, karriera politike në Shqipëri
nis pas moshës 35 vjeç, të rinjt të pakët

Studimi, karriera politike në Shqipëri<br />nis pas moshës 35 vjeç, të rinjt të pakët
Një studim i The Children’s Human Rights Centre of albania (CRCA) tregon se pjesëmarrja e të rinjve në politikë është në nivele shumë të ulëta. Nga ky kërkim rezulton se, vetëm 7% e deputetëve dhe 8% e kryetarëve të bashkive janë të rinj janë nën moshën 35 vjeç.

Ky studim, i pari i llojit të tij në vend, sjell një panoramë të plotë të pjesëmarrjes e përfaqësimit real të të rinjve në politikë e vendim-marrje në Shqipëri në të gjitha nivelet, si dhe të modeleve pozitive të zbatuara deri më tani.

Sipas gjetjeve dhe të dhënave të studimit nga 140 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë vetëm 10 prej tyre janë të rinj nën moshën 35 vjeç, nga të cilët 4 deputetë të PS-së, 4 të PD-së dhe 2 të LSI-së. Gjithashtu studimi theksoi se nga 21 ministra të Qeverisë aktuale vetëm 3 janë të rinj dhe nga 30 zv.ministra vetëm 6 prej tyre janë të rinj me një balancë gjinore të njëjtë.

Nga të dhënat për kryetarë/e bashkish, ku kemi parasysh Zgjedhjet Lokale të vitit 2011, shohim se nga 76 kryetarë, vetëm 4 kanë qenë në moshën nën 35 vjeç kur u zgjodhën në postin e kryetarit/es të bashkisë (apo minibashkisë) në rang vendi. Asnjë prej të zgjedhurve nën moshën 35 vjeç nuk është grua/vajzë, ndërkohë që tre prej tyre janë përfaqësues të PS-së dhe 1 është përfaqësues i PD-së.

Ndërkohë që në zgjedhjet vendore të vitit 2015, shihet një rritje e vogël prej 3% e kryetarëve të Bashkive që drejtohen nga të rinj nën moshën 35 vjeç, teksa 92% e bashkive anembanë vendit drejtohen nga persona mbi këtë moshë. Rezultatet e zgjedhjeve vendore të vitit 2015 gjithashtu tregojnë se meshkujt nën moshën 35 vjeç përbëjnë shumicën me 4 të rinj kryetarë të bashkive dhe vetëm 1 grua kryetare e Bashkisë Prrenjas. Po ashtu të dhënat tregojnë se e majta ka 4 të rinj në pozicione drejtuese, ndërsa e djathta vetëm 1, në Bashkinë Devoll.

Në Këshillat Bashkiakë rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2015, sjellin një panoramë thuajse tërësisht të ndryshme nga ajo e vitit 2011 dhe vihet re thuajse një trefishim i përfaqësimit të të rinjve në Këshillat Bashkiakë. Kështu nga 10% që ishte përfaqësimi në vitin 2011, në fund të Qershorit 2015 të rinjtë në këshilla përbëjnë 26,4% të të gjithë anëtarëve, duke ulur ndjeshëm edhe përfaqësimin e moshës mbi 35 vjeç në Këshilla.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve