Studimi mbi antitrupat që mund ta bëjë vaksinën të mos jetë ‘litar shpëtimi’ nga Covid

Studimi mbi antitrupat që mund ta bëjë vaksinën të mos jetë ‘litar shpëtimi’ nga Covid

Një studim i kryer nga Universiteti i Nanjing monitoroi nivelin e antitrupave në pacientët e rikuperuar nga Covid-19. Rezultatet tregojnë se pas një muaji ato mund të zhduken…

Antitrupat mund të "ulen ndjeshëm" që në muajin e parë pas shërimit të pacientëve të infektuar me Sars-CoV-2.

Kjo u zbulua nga një studim i kryer nga Shkolla Mjekësore e Universitetit Nanjing në Kinë, që cila analizoi për shtatë javënivelet e antitrupave në 19 pacientë me formë jo të rëndë të Covid-19 dhe në 7 të sëmurë rëndë

Studiuesit rekrutuan 26 pacientë me Covid-19 nga 30 janari deri më 25 shkurt 2020 dhe që më 25 mars ata u shëruan nga infeksioni

Në studim thuhet se gjatë periudhës së vëzhgimit, 80.7% (21 nga 26) pacientë treguan se pate një përgjigje të fortë immune IgM ose IgG, ndërsa tre pacientë kishin një nivel relativisht të ulët të përgjigjes së antitrupave. Por më pas u pa se niveli i antitrupave u ul  në mënyrë drastike në 25% të pacientëve, ndërsa pacientët e mbetur mbajtën të pandryshuar nivelin e antitrupave. Por edhe te këta të fundit "efikasiteti i neutralizimit të virusit u ul ndjeshëm pas vetëm tre ose katër javësh pas daljes nga spitali".

Kërkimet konfirmojnë rezultatet e një studimi tjetër, të kryer nga shkencëtarët në King's College të Londrës, i cili zbuloi se "ndërsa 60% e njerëzve të infektuar tregojnë një nivel të efektshëm të antitrupave në dy javë pas shfaqes së simptomave, këto nivele bien në më pak se 17% pas tre muajsh."

Studiuesit kinezë saktësuan se "Mbetet për tu diskutuar nëse pacientët e shëruar klinikisht Covid-19 mund të jenë të ndjeshëm ndaj ri-infektimit”. Megjithatë, të dhënat nga studimi "ofrojnë prova që janë thelbësore për testimin serologjik, ndërhyrjen e bazuar në antitrupa dhe modelin e vaksinës Covid-19".

Në fakt, nëse antitrupat e prodhuar kundër Covid-19 humbasin fuqinë e tyre neutralizuese pas një muaji, edhe zbulimi i një vaksine mund të mos jetë një ‘litar shpëtimi’. Vaksinat, në fakt, pasi të administrohen, një përgjigje imune të ngjashme me atë të shkaktuar nga infeksioni. Nëse aftësia neutralizuese e antitrupave zvogëlohet brenda disa javësh, zhvillimi i vaksinës mund të bëhet gjithashtu problematik dhe se një vaksinim i vetëm nuk do të ishte i mjaftueshëm…

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja