TIRANE - Pas dhjetë vjetësh, është ribotuar vepra në dy vëllime “Jeta e Fan S. Nolit” e studiuesit Nasho Jorgaqi në një variant të ripunuar e të pasuruar. Ky ribotim përkon me 50-vjetorin e ndarjes së Fan Nolit nga jeta. Në këtë variant, autori ka sjell fakte dhe ngjarje të reja, interpretime vende-vende më të plota, figura të tjera plotësuese. Jorgaqi pohon se është mbështetur në dokumente arkivore, në kujtime të panjohura dhe informative të shtypit të kohës.
Vend më të gjerë zënë dhe të dhënat nga publicistika dhe epistulari i Fan Nolit. Po kështu, jeta dhe veprimtaria e tij politike është ndriçuar nga dokumente të reja, të zbuluara në arkivat amerikane, ruse, britanike, etj. Botimi i ri është pajisur edhe me analiza dhe vlerësime të studiuesve e kritikëve që i kanë bërë botimit të parë, duke e cilësuar veprën “Enciklopedi Noliane” (Prof. P. Prifti), “Mesazhe universale të një pune mjeshtërore” (Prof. J. Bulo), “Vepër madhore Monumentale” (Prof. K. Krisofi), “Kaleidoskopi i Nolit, ringjallja e një jete” (Prof. M. Zeqo) etj. Vepra “Jeta e Fan S. Nolit” është botuar nga shtëpia botuese “Elve”.
/Shqiptarja.com