Studimi për ndryshimet klimatike/ Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel për Ekonominë

William Nordhaus dhe Paul Romer fituan Çmimin Nobel për Ekonominë 2018 për studimet e tyre për integrimin e studimeve mbi ndryshimet klimatike, inovacionin teknologjik dhe analizën akroekonomike.

Akademia Suedeze e Shkencave shpalli sot fituesit. Në veçanti, Nordhaus u nderua për punën klimatike, Romer për novacionin teknologjik. "Hulumtimi i tyre ka zgjeruar gjerësisht spektrin e analizave ekonomike, duke ndërtuar modele që shpjegojnë se si ekonomia e tregut ndërvepron me natyrën dhe njohuritë", shprehet Akademia Suedeze.

Dy fituesit "kanë zhvilluar metoda që trajtojnë disa nga sfidat themelore dhe më urgjente të kohës sonë: duke kombinuar rritjen afatgjatë të ekonomisë globale me mirëqenien e popullsisë së planetit".

Çmimi Nobel për Ekonominë është themeluar në vitin 1968, vlerësohet me rreth një milion dollarë. Është shtuar në listën origjinale të çmimeve të krijuara nga Alfred Nobel në vitin 1895. Paul Romer ka qenë krye ekonomist dhe nënkryetar i Bankës Botërore deri më 24 janar të këtij viti. Ai është profesor i ekonomisë në Shkollën e Biznesit të Universitetit të Nju Jorkut.

Nordhaus është një mësues i Universitetit Yale. Ai ka qenë një konsulent ekonomik gjatë administratës së Carter dhe ka shkruar shumë libra, duke përfshirë edhe doracakun e ekonomisë të shkruar me fituesin tjetër të çmimit Nobel, Paul Samuelson.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion