/AP/ - Studioja e njohur e filmit japonez "Toho" njoftoi se do të regjistrojë një version të ri të filmit "Goxilla", përbindëshi që së pari u shfaq në ekranin e madh në Japoni në 1954 dhe që nga atëherë ka pasur dhjetëra versione realizimi. Studioja "Toho" e bëri filmin e saj të fundit Goxilla 2004, në një seri prej plot 28 filmash, ku del ideja e këtij përbindëshi.
Por gjatë viteve të fundit, filmat rreth Goxillës kanë humbur popullaritetin e tyre edhe në vetë mesin e shikuesve japoneze. Goxilla, sipas gjykimit japonez, duhet të dalë më 2016, përpara daljes të filmit me të njëjtin titull, të realizuar me kompanitë "Legendars" dhe "Warner Brothers Pictures" që është planifikuar për 2018, përkatësisht.
Goxilla është një përbindësh i heshtur për shkak të testeve bërthamore, që kanë ardhur nga Oqeani Paqësor. Goxilla, ose "Gozhira" si e quajnë atë japonezët, është një kombinim i fjalëve. Kjo krijesë e stërmadhe i ngjan një dinosauri që shkatërron çdo ndërtesë të njohur në Japoni, duke përfshirë këtu edhe Kullën "Tokio" por edhe vetë ndërtesën e Parlamentit.