TIRANE- “Ringjallje të Jeronim de Radës” e ka konsideruar studiuesi arbëresh Elio Miracco konferencën shkencore që u mbajt dje në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për 200-vjetorin e lindjes. Konferenca ndërkombëtare me temë “Jeronim de Rada 1814-1903” arriti të krijojë një profil të plotë të shkrimtarit rilindës nga kumtesat e studiuesve të ardhur nga të gjitha trevat shqiptare. Ishin studiuesi arbëreshë Francesco Altimari, akademiku kosovar Rexhep Qosja, Ali Aliu, albanologu grek Titos Jochalas, Roland Zisi e shumë autorë të tjerë, disa prej të cilëve në seancën e dytë provokuan me tezat e tyre të reja që çelin debatet të reja shkencore për rishikimin e figurës së De Radës. Shaban Sinani hodhi tezën “e rikonceptimit të letërsisë shqipe” duke u mbështetur në krijimtarinë e De Radës.
Studiuesja Dhurata Shehri provokoi me kumtesën e saj një vështrim të ri “përtej historikes” në veprat e De Radës, ku i mëshonte tezës të shihej qartë e pa deformime butaforike struktura e veprës në rrafshin poetik e letrar. Sipas Shehrit vepra “Milosao” e De Radës është deformuar nga keqleximet historike në vite. Matteo Mandala hodhi një dritë të re në jetën e shkrimtarit dhe veprimtarit të rilindjes duke krijuar portretin e saktë të tij si veprimtar dhe autor i letërsisë dhe si u rrit dhe u formua si shkrimtar De Rada në jetën e Milanos.
Sabri Hamiti e krahasoi metaforën deradiane me atë të gjithë autorëve më të mirë të letërsisë shqipe. Shkurt, në një atmosferë studimesh të njohura dhe tezash të reja, disa edhe provokative në hapjen e debateve të reja shkencore, është kujtuar dje 200-vjetori i rilindësit dhe poetit romantik arbëresh Jeronim De Rada, pjesë e projektit qeveritar që e ka shpallur 2014-n si Viti Deradian. Po si është konsideruar nga studiuesit arbëreshë kjo konferencë që zhvillohet në Tiranë. Dy nga studiuesit e mirënjohur arbëresh Matteo Mandala dhe Elio Miraka rrëfejnë rëndësinë e konferencës së 200-vjetorit të lindjes së De Radës në intervistat e tyre për gazetën “Shqiptarja.com”. Ndërkohë Mateo Mandala na zbulon në këtë intervistë edhe detaje të panjohura për jetën e De Radës.
/Shqiptarja.com