Studiuesi Krasniqi: Në 500 libra që MAS rekomandon të futen në bibliotekat e shkollës, s’ka asnjë libër nga institucionet Albanologjike

Studiuesi Krasniqi: Në 500 libra që MAS rekomandon të futen në bibliotekat e shkollës, s’ka asnjë libër nga institucionet Albanologjike

Drejtori i Institutit të Historisë, studiuesi Afrim Krasniqi në një shënim në rrjetet sociale ka ngritur shqetësimin në lidhje me listën e bërë publike nga Ministria e Arsimit me 500 libra që rekomandohen për t'u përfshirë në fondin e bibliotekave të shkollave.

Sipas studiuesit, lista, krahas gjysmës së saj pozitive, ka edhe një numër të madh autorësh dhe botimesh me natyrë marketingu, të botuara me qëllim audience, pa asnjë filtër shkencor dhe kryesisht me autorë amatorë.

Sipas Krasniqit, në librat e preferuara të Ministrisë së Arsimit, nuk bën pjesë asnjë libër nga institucionet albanologjike, instituti i historisë, gjuhësisë, letërsia, antropologjia apo instituti arkeologjik.

‘Asnjë. ASA? Asnjë. As botimi me i rëndësishëm historik dhe shkencor, Historia e shqiptareve gjate shekullit XX, absolutisht asnjë. Po ashtu asnjë libër mbi demokracinë dhe shtetin e se drejtës, zgjedhjet dhe institucionet. Autor nga botimet albanologjike ne Kosove? Jo dhe jo.’- shkruan ndër të tjera Krasniqi.

Më tej Krasniqi ngre pyetjen ‘imagjinoni kriteret e dijes dhe shkencës që zbaton MAS sa refuzon apiori të gjitha institucionet shkencore krijuese për “fajin” e vetëm se ata nuk botojnë tek firmat private botuese & biznesit, nuk kane mbështetje politike dhe se nuk bëjnë lobim në MAS?'

Aktet kundër Albanologjisë, shkruan Krasniqi, nuk mund të shkojnë deri tek censurimi dhe refuzimi zyrtar dhe në bllok i botimeve albanologjike, përfshirë tekstin me te rëndësishëm shkencor mbi historinë.

Postimi i plotë.

Çfarë po ndodh me Ministrinë e Arsimit? Ne nje procedure jo transparente (MAS thotë se është konsultuar me rrjetet profesionale të mësuesve dhe shoqatat e botuesve, grupime ne dyshime te arsyeshme për gjendje ne konflikt interesi), MAS ka bere publike listën me 500 librave qe rekomandohen për t'u përfshirë në fondin e bibliotekave të shkollave.

Lista, krahas gjysmës se saj pozitive, ka edhe një numër te madh autoresh dhe botimesh me natyre marketingu, te botuara me qellim audience, pa asnjë filtër shkencor dhe kryesisht me autore amatore, sic permban edhe tituj me sponsorizim politik, nga autore e shtepi botuese. Me e habitshmja, ne 500 librat e preferuar dhe te përzgjedhur te MAS nuk ben pjese ASNJE libër nga institucionet albanologjike, instituti i historisë, gjuhësisë, letërsia, antropologjia apo instituti arkeologjik. Asnjë. ASA? Asnjë. As botimi me i rëndësishëm historik dhe shkencor, Historia e shqiptareve gjate shekullit XX, absolutisht asnjë. Po ashtu asnjë libër mbi demokracinë dhe shtetin e se drejtës, zgjedhjet dhe institucionet. Autor nga botimet albanologjike ne Kosove? Jo dhe jo.

Imagjinoni kriteret e dijes dhe shkencës që zbaton MAS sa refuzon apiori te gjitha institucionet shkencore krijuese për “fajin” e vetëm se ata nuk botojnë tek firmat private botuese & biznesit, nuk kane mbështetje politike dhe se nuk bëjnë lobim ne MAS? Imagjinoni sa larg ka shkuar lobimi personal dhe politik sa brezave te rinj u ofrohen tituj e botime, midis te cilëve disa amatore dhe spekulative dhe pa asnjë vlere shkencore e formimi, duke i privuar nga botimet e vetme shkencore qe kane kaluar testimin dhe vlerësimin shkencor dhe akademik!

MAS e mbylli albanologjinë, por aktet kundër saj nuk mund te shkojnë deri tek censurimi dhe refuzimi zyrtar dhe ne bllok i botimeve albanologjike, përfshirë tekstin me te rëndësishëm shkencor mbi historinë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Larguar: 25/08/2023 01:12

    Dikur ka pasur nje komision kombetar qe perzgjidhte dhe pergatiste listen e librave, ku duhej te fokusoheshin shkollat dhe mesuesit per te perzgjedhur per bibliotekat. Nese nje komision i tille ekziston, MAS te bej transparent, me qellim qe te shikojme ekspertet qe kane hartuar listen. Ka nje mbyllje te frikshme te atij institucioni, asnje komunikim, asgje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Përplasje te Pallati me Shigjeta,  Policia tenton të shpërndajë protestuesit

Protesta e PD/ Përplasje te Pallati me Shigjeta, Policia tenton të shpërndajë protestuesit