Studiuesi nga Kosova, Spahiu: Pas liberalizimit të vizave kosovarët bëjnë pushime edhe në Greqi e Bullgari! Rënia e Euros ka ndikuar keq për ne, shpenzojmë më shumë

Studiuesi Nexhmendin Spahiu në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv nga Kosova tha se pas liberalizmit të vizave ka një tendencë të shqiptarëve nga Kosova që t’i kalojnë pushimet në Greqi ose Bullgari. Vetë profesor Spahiu tha se që kur ra sistemi totalitar në Shqipëri, ai frekuenton plazhin e Durrësit çdo vit.

‘Pas liberalizmit të vizave një pjesë e madhe e Kosovarëve shfrytëzojnë bregdetin grek dhe bullgar. Ka që thonë se është më lirë atje se në jug të Shqipërisë. Ka shumë pushues që drejtohen nga Bullgaria dhe Greqia, rritja e çmimeve hamendësova edhe unë që mos të vija në bregdetin shqiptar. Kjo rritje ka të bëjë me bregdetin e  jugut por jo me Durrësin, i cili pak a shumë nuk ka lëvizur shumë në krahasim me vitet e kaluara. Ka pasur një përshtypje se në Shqipëri nuk duan ta ngrenë turizmit në nivel elitar. Si të heqim qafë pushuesit nga Kosova dhe hajt të rrisim çmimet.

Është krijuar një perceptim se Shqipëria nuk i duan turistë nga Kosova. Po flas për përshtypjet e mia personale. Që kur është çliruar Shqipëria nuk kam qenë në asnjë plazh tjetër përveç Durrësit dhe nuk e kam ndryshuar asnjëherë.’- tha Spahiu.

Këtë e ka konfirmuar edhe analisti nga Kosova Nexhmedin Spahiu i cili tha se është ndryshe konsumi për ne kur euro ishte 140, ndryshe kur ishte 120 dhe ndryshe tani që është nën 100 lekë.

‘Edhe rënia e euros në Shqipëria ka ndikuar keq për ne pasi shpenzojmë më shumë’.- tha Spahiu.


Lajmi kryesor:

Turizmi bregdetar, gazetarët për 'Repolitix' nga Saranda dhe Vlora: Ka rritje të çmimeve! Në Durrës s’ndikon xhepat e qytetarëve


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:25
Eksperti i PD-së: Rënia e Euros rrit çmimet, qeveria të jetë më e kujdesshme

1721245036_cuco.jpg

Edhe eksperti i Ekonomisë në PD, Klodian Muça pohoi se rënia e Euros ka rritur çmimet dhe se qeveria duhet të jetë më e kujdesshme për të zbutur efektet e rënies së kursit.

‘Rënia e Euros ka ndikim negativ për rritjen e çmimeve pasi shërbimet hoteliere në vend punojnë me monedhën Evropiane.

Për këtë arsye çmimet në euro janë rritur edhe për të kompensuar rënien e kursit të këmbimit, ndërsa në këtë drejtim qeveria duhet të jetë më e kujdesshme duke përfshirë më shumë monedhën vendase në shërbimet e këtij sektori. Qeveria duhet të jetë më e kujdesshme që të zbusë efektet e rënies së kursit.

Padyshim që rënia e Euros ka ndikuar në rritjen e çmimeve për turizmin pasi shërbimet janë kryesisht në euro dhe qytetarët që vijnë nga vendet që përdorin euro janë ata që e ndjejnë më shumë.’- tha Muço.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Eksperti i PD-së: Rënia e Euros rrit çmimet, qeveria të jetë më e kujdesshme

Eksperti i PD-së: Rënia e Euros rrit çmimet, qeveria të jetë më e kujdesshme