Një studiues ukrainas i sigurisë ka raportuar gjetjen e një baze të të dhënave me emrat, numrat e telefonit dhe ID-të e më shumë se 267 milion përdoruesve të Facebook, thuajse të gjithë nënshtetas amerikanë.
Sipas tij, të dhënat janë mbledhur me shumë gjasë nga kriminelët.
Baza e të dhënave, që studiuesi Diachenko zbuloi me një motor kërkimi ishte lirisht i arritshëm në internet për të paktën 10 ditë duke filluar nga data 4 dhjetor, por më vonë nuk ishte më në dispozicion.
Studiuesi ukrainas Diachenko tha se dikush e kishte shkarkuar bazën e të dhënave në një forum hakerash dy ditë para se ai ta zbulonte.