Kjo për faktin se në qytete mungojnë parqet dhe ambjentet e gjelbëruara. Janë disa studime që tregojnë se ka një lidhje të ngushtë ndërmjet lumturisë së njerëzve dhe hapësirave të gjelbërta.
Shkencëtarët e Universitetit të Exeter në Britani analizuan lidhjen shkak pasojë mes lumturisë dhe hapësirave të gjelbëruara.
Në studim u krahasuan ata persona që jetonin në lagje pa parqe apo gjelbërim në Britaninë e Madhe, me ata të cilët jetonin në zona banimi të gjelbëruara.
Nga rezultatet e grumbulluara gjatë 5 viteve, njerëzit që kishin lëvizur për të jetuar pikërisht në këto zona me hapësirë të gjelbëruar ishin më të lumtur.
(v.gj/shqiptarja.com)