Studiuesja Evalda Paci rrëfen 'Gjurmimet filologjike mbi latinitetin dhe shkrimet e vjetra shqipe'

Studiuesja e letërsisë Evalda Paci boton “Gjurmime filologjike mbi latinitetin dhe shkrimet e vjetra shqipe”. Autorja na rrëfen se veprat që kanë pas qasjen më të drejtpërdrejtë nga latinishtja janë të Frang Bardhit, Marin Barletit dhe Gjon Buzukut.

“Qasja më e drejtpërdrejtë me gjuhën latine dhe latinishten e vonë është “Dictionarium latino-epirocum” i Frang Bardhit (1635). Është një qasje jo vetëm e drejtpërdrejtë, por dhe konkrete, se janë lemat që përballen me njëra-tjetrën. Qartë flasin dhe veprat e Marin Barletit, botime të 1500-s, që janë shkruar në gjuhën latine, por me një referincialitet të qartë ndaj arealit tonë, si kur flitet për “Rrethimin e Shkodës” (1504) dhe për “Historinë e Gjergj Kastëriotit” (1508-1510). Ndërsa, “Meshari” i Gjon Buzukut nuk ka ndonjë largesë kohore të konsiderueshme nga Fjalori i Frang Bardhit, por përmban një terminologji që tregon qartë ndikimin nga latinishtja. Latiniteti është i pranishëm thellësisht në veprat e vjetra shqipe. Është një argument që mund të flitet dhe më shumë se në këtë botim”, thotë Paci.

Studiuesja teksa në tregon se ky studim vjen falë gjurmimeve që e kanë zanafillën në periudhën e kërkimeve gjatë mësimdhënies së gjuhës e kulturës latine në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ndalet edhe tek rëndësia që ka përafrimi i njohëse të gjuhës latine me arkivat

 “Mendoj se sa u përket përafrimit të studiuesve me arkivat dhe materialet arkivore duhet bërë më shumë. Është një element që i mungon akoma albanologjisë në ditët e sotme”, përfundon Paci.

Recensentë shkencorë të këtij studimi janë Prof dr. Joachim Matzinger, prof.dr Mimoza Priku dhe prof.dr Monica Genesin.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm