Letërsia e vjetër shqipe, studiuesit: ‘Meshari’ i Buzukut ende në errësirë! (VIDEO)

Historia e letërsisë shqipe, që nga shkrimi i librit të parë para pesë shekujsh, “Meshari” i Gjon Buzuku e deri më ditët tona, ishte objekt i konferencës shkencore, që u realizua nga Qendra “Pjetër Budi” nën drejtimin e studiuesit të letërsisë Behar Gjoka në Tiranë. Studiuesi i letërsisë shprehet se synon, që përmes kësaj konference të sjellë alternativa të reja, që mund të kontribuojnë sadopak në përmirësimin e situatës.

“Është një përpjekje për të trajtuar problematika, jo autorët. Unë mendoj se letërsia dhe historia e saj është një libër i hapur, që të gjithë brezat duhet që ta lexojnë dhe secili të lërë gjurmët e tij. Nuk e di si ndihen lexuesit kur Presidenti apo Kryeministri fshihen prapa Camajt apo Migjenit. Por, letërsia është atdheu i njerëzve të lirë. Në këtë kuptim çdo qasje, mendim subjektiv edhe objektiv është i nevojshëm, pasi ne jemi një alternativ që po themi mendimin tonë, pa dashur të rrëzojmë askënd. Duhet të çlirohemi nga ngarkesat krahinore dhe akademike, sepse vula e letërsisë nuk është thjesht zyrtare. Letërsia nuk ka qenë zyrtare dikur, edhe ka kryer misionin pa pas këta elementë. Historia e letërsisë shqipe ekziston, por shkrimi i saj ka jo pak mungesa. historia e mungesave duhet të marrë fund”, përfundon Gjoka.

Ndërsa, studiuesja Evalda Paci, e cila ndali tek letërsia e vjetër shqipe, nën dritën e vëzhgimeve historiografike, shprehet se ka ende për të studiuar në këtë drejtim. Paci veçon veçanërisht punën që duhet bërë mbi "Mesharin" e Gjon Buzukut, në këto momente që metodologjia e gjurmimit është bërë më e lehtë në arkivat e huaja

 “Ka akoma më shumë për të ditur mbi letërsinë e vjetër shqipe. Autorët njihen,  sepse kanë qenë gjithmonë pjesë e një tradite studimi, pavarësisht se çfarë kanë zënë hapësirat. Metodologjia ka pësuar gjithashtu ka pësuar zhvillime të mëtejshme përmes arkivave. Vepra që mbetet më në errësirë është “Meshari” i Gjon Buzukut, pasi nuk arrihet që të shkohet në të dhëna konkrete. Në fakt, metoda e studimit jo gjithmonë ka qenë e duhura, por ndonjëherë ka qenë e keqkuptuar, duke mos parë përcaktimin që ka pasur vepra. Gjithçka ka shkuar në favor të këtyre botimeve gjatë viteve të fundit, përmes përditësimit të dokumenteve të natyrës historike”, përfundon Paci.

Të gjitha referimet e studiuesve të pranishëm do të shohin dritën e botimit në revistën letrare “Pasqyra e të rrëfyemit”.

Foto gjate konferences per letersine shqipe 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen