“Ismail Kadare ka retushuar veprat”. Kështu është shprehur profesoresha kineze, dr. Ke Jing, albanologe dhe ballkanologe gjatë prezantimit të një studimi monografik për veprën e shkrimtarit shqiptar botuar në gjuhën angleze.
“Në fillim të viteve ’90 ai ka pasur disa intervista me të huajt dhe aty ka thënë që ‘unë kam qenë një disident dhe kam folur e shkruar kundër regjimit. Vetëm diçka që nuk isha shumë dakord për Kadarenë është retushimi që iu ka bërë veprave”, tha albanologia.
Studimin monografik “Katër të tjerë në veprën e Kadaresë” është komentuar përmes një ligjërate të mbajtur nga Ke Jing, e cila ka analizuar identitetin kombëtar dhe personal të shkrimtarit.
“Në vitin 2006, kur isha duke menduar për çfarë të shkruaj për disertacionin e Doktoraturës lidhur me Kadarenë, atëherë pashë në media një debat të nxehtë mes Kadaresë dhe Qosjes, ishte çështja e identitetit, dy studiues nuk kanë mendime të njëjta”, shtoi ajo.
Gjatë ligjëratës Ke Jing ka hedhur teza të ndryshme, të vështruara permes analizës së tekstit, që ngjallin jo pak debate në botën e letrave. Konkretisht ajo bënë ndarje mes veprës dhe personaliteit të Kadaresë.
“Kadareja është për mua, kur bën krijimin letrar, është një gjeni, nuk ka asnjë pikë që mund të kritikojë. Por kur del ndonjëherë në intervistë, ose që shkruan ndonjë ese, për mua për shembull çfarë ka shkruar për identitetin evropian të shqiptarëve, aty nuk ka argumente aq të forta nga pikëpamja shkencore”, theksoi Ke Jing.
Tezat e Jing kanë lënë hapur shumë debate mes të pranishëmve. Libri Katër të tjerë në veprën e Kadaresë është i pari studim i thelluar monografik kushtuar veprës letrare të shkrimtarit të madh shqiptar nga pikëvështrimi i institucioneve akademike dhe universitare kineze.
d.c./shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?
-
E sportistëve
94.4%
-
E Komitetit Olimpik
5.6%
-
E qeverisë
0%
Vota total: 18
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky: Rusia përdori raketë koreanoveriore në sulmin vdekjeprurës në rajonin e Kievit
11 Gusht, 16:55
-
Gëlltiti pesë pako me kokainë, ndërron jetë 44-vjeçari serb në Korfuz
11 Gusht, 16:52
-
U vra nga policia serbe, varroset në vendlindje Faton Hajrizi
11 Gusht, 16:42
-
Tri shenjat e horoskopit që janë xheloze për suksesin e njerëzve të tjerë
11 Gusht, 16:33
-
Brazil/ Aksidenti ajror me 62 të vdekur, nxirren nga rrënojat trupat e viktimave
11 Gusht, 16:12
-
Sulm kibernetik ndaj fushatës së republikanit Donald Trump
11 Gusht, 15:50
-
Australia akuzon vende mike për ndërhyrje nga jashtë
11 Gusht, 15:43
-
VIDEOLAJM/ Meta 'tremb' ndjekësit, i zhytur në përrua del papritur mbi ujë dhe përshëndet nga Prevalla
11 Gusht, 15:26
-
Cilat janë 10 frutat që duhet të konsumoni për një shëndet të mirë
11 Gusht, 15:25
-
Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit
11 Gusht, 15:16
-
21 janari/ A e ka dorëzuar Ndrea Prendi, Sali Berishën te prokurorët e SPAK?! Ish-shefi Gardës ka rrëfyer kush dha urdhrin për vrasjet
11 Gusht, 14:52
-
Siguria për sezonin turistik/ Bllokohen 44 mjete lundrimi nga Ksamili në Koman, gjobiten drejtuesit
11 Gusht, 14:51