Studiuesja shqiptare, Lopçi, merr
çmimin ndërkombëtar për tumoret

Studiuesja shqiptare, Lopçi, merr<br />çmimin ndërkombëtar për tumoret
TIRANE - Egesta Lopçi, studiuesja muslimane me origjinë shqiptare, por e diplomuar në Bolonja në vitin 2006, në kirurgji ka fituar për të dytin vit radhazi çmimin ndërkombëtar në fushën e kërkimeve mjekësore nga "European Association of Nuclear Medicine", për idetë e saj novatore në aplikimin e tomografisë dhe PET-it, si metoda diagnostikimi të kancerit të prostatës.

Ndonëse thuajse e panjohur në Shqipëri, Egesta Lopçi është specializuar në 2011 për mjekësi nukleare dhe është mjaft e angazhuar në fushën kërkimore onkologjike në Itali, thuajse për të gjitha llojet e tumoreve, pranë " Humanitas Clinical and Research Center" në Milano.

Ajo është autore e 75 artikujsh të ndryshëm shkencorë, ndërsa është specializuar edhe në Hollandë e Britaninë e madhe për onkologjinë pediatrike
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi