Duket sikur ditëve të nxehta të verës bashkë me pushimet po u vjen fundi.
Një stuhi me erë të fortë e shi përfshiu Kukësin dhe verilindjen e vendit pasditën e së hënës. Erërat e forta dhe shiu i rrëmbyer ka vijuar për disa disa minuta.
Në disa rrugë pati dhe rrëshqitje dherash e gurësh, por është bërë e mundur pastrimi i tyre.
Nga erërat e forta është rrëzuar edhe një plep në rrugën Kukës-Gostil, por fatmirësisht gjatë kohës së rënies së tij nuk ka patur qarkullim të automjeteve.
“Rruga e Kombit” nuk pati problem, pasi stuhia ishte më shumë e përqendruar në një pjesë të qytetit të Kukesit dhe në juglindje të tij rrezë malit të Gjalicës.
Moti i keq ka bërë që të ulet dhe fluksi i vizitorëve në doganën e Morinës.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO