Stuhia ‘Ciaran’ e cila ka prekur shumë vende të Europës do të prekë edhe vendin tonë. Sinoptikanja Lajda Porja bën të ditur se duke nisur nga mesdita e të Premtes, kushtet e motit do të përkeqësohen ndjeshëm.
Fillimisht reshjet do të nisin në veri të vendit ndërsa në mbrëmje do të vijojnë në rajonin qendror dhe në jug, duke sjellë probleme në disa qarqe. Sipas sinoptikanes të gjitha zonat e Shqipërisë do të kenë rreshje në sasi të kosiderueshme.
“Kemi qarkun e Shkodrës, Tiranë, Elbasan, zonën e Krujës, më pas do të zbresin dhe Vlora dhe Gjirokastra do të marrin sasi reshjesh të konsiderueshme dhe ky sistem pritet që nesër të zhvendoset në qarkun e Korçës. Të gjithë zonat e Shqipërisë do të marrin reshje me sasi të konsiderueshme, duke filluar që sot pas mesditës dhe të paktën deri ditën e Dielë ku do të ketë dobësim të reshjeve”, tha Porja.
Niveli i reshjeve në këto qarqe sipas sinoptikanes, për vetëm 24 orë do të arrijë deri 50 mm shi, ndërkohë që temperaturat do të ulen ndjeshëm të Shtunën.
“E Shtuna do të ketë jo më shumë se 19 gradë, duke qenë se do të kemi vranësira dhe reshje, do të mungojë rrezatimi diellor. Kjo fundjavë e paqëndrueshme, me shumë reshje, madje pretendohet që në disa zona të plotësohen kuotat mujore në vetëm 24 orë", tha Porja.
Përveç reshjeve intensive të shiut problem do të jetë edhe era e fortë.
“Stuhi të forta ere, do të kemi erë që kalon 70-75 km/h duke sjellë probleme dhe sidomos në trafikun detar. Do të thoja që era do të mbetet e fortë deri paraditen e të Dielës.”
Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, edhe fillimi i javës tjetër pritet të jetë i paqëndrueshëm, ndërsa temperaturat e ajrit pritet të jenë jo më shumë se 20 gradë Celsius.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7821
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘S’është koha për bashkim me Shqipërinë’, Kurti: Qëllimi i Serbisë është hakmarrja, duhet të jemi të përgatitur për këtë
22 Nëntor, 10:32
-
Bregu: SEPA në Ballkan, një hap i madh drejt BE
22 Nëntor, 09:25
-
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, avokati Hasani për Report Tv: Nuk dihet nëse do të funksionojë! Qeveria britanike po shqyrton paktin e mëparshëm me Shqipërinë
20 Nëntor, 12:23
-
Ish-kryeministri malazez Abazoviç viziton Ramën në studion e tij: Edi, padyshim një nga njerëzit më origjinalë në skenën politike botërore!
19 Nëntor, 18:55
-
'1000 ditë luftë', Ministria e Jashtme: Shqipëria qëndron në solidaritet me Ukrainën
19 Nëntor, 13:27
-
Java kulturore meksikane/ Inagurohet skulptura Alebrije ‘Fëmija Monarka’, simbol i miqësisë mes dy vendeve
14 Nëntor, 14:42
-
Marrëveshja e emigrantëve Shqipëri-Itali, qendrat mbeten bosh, largohen 50 agjentët e parë! Do rimodelohet struktura
13 Nëntor, 07:51
-
Igli Hasani takon deputetin shqiptar të Kuvendit Popullor të Serbisë: Të përkushtuar për të mbështetur shqiptarët
12 Nëntor, 15:48
-
Për herë të parë në Shqipëri ‘Java Kulturore Meksikane’! Festohet 50 vjetori i marrëdhënieve diplomatike
12 Nëntor, 15:03
-
Drejtori i Policisë Proda takim me kryeprokuroren belge, nënshkruajnë marrëveshje për luftën kundër krimit të organizuar
7 Nëntor, 15:34
-
INTERVISTA/ L’Albania verso l’Europa! E noi e i nostri politici? Dal prestigioso ISPI, l’Istituto di geopolitica italiano, la risposta ad alcune nostre domande
7 Nëntor, 08:03
-
INTERVISTA/ Shqipëria drejt Europës! Po ne dhe politikanët tanë? Disa këshilla nga Instituti Gjeopolitik Italian ISPI
7 Nëntor, 07:54