Stuhia tropikale ‘Hilary’ godet Meksikën dhe Kaliforninë! Në Kaliforni e Nevada shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Stuhia tropikale Hilary goditi gadishullin e Baja Kalifornia në Meksikë, duke shkaktuar përmbytje. Mediat raportojnë se stuhia e shndërruar në postciklon po vazhdon të lëvizte drejt pjesës jugore të Kalifornisë, ku përmbyti rrugë dhe rrëzoi pemë. Autoritetet janë shprehur të shqetësuara se përmbytjet mund të godasin edhe pjesët e tjera të vendit, deri në pjesën veriore si Ajdaho. Sipas parashikuesve të motit, kjo është hera e parë në 84 vjet që Kalifornia Jugore goditet nga një stuhi tropikale. Stuhia Hilary është shoqëruar me përmbytje, rrëshqitje dheu, erëra të forta, ndërprerje të energjisë dhe është paralajmëruar për rrezik tornadoje. Shërbimi Kombëtar i Motit në Los Anxhelos paralajmëroi për rrezik të konsiderueshëm nga përmbytjet në zonat malore në verilindje, duke iu bërë thirrje banorëve të qëndrojnë larg rrugëve.

Kaliforni dhe Nevada guvernatorët shpallën gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave tha se ekipet janë të gatshme për t’i furnizuar qytetarët në nevojë me ushqim, ujë dhe ndihmë të tjera.

“U bëj thirrje të gjithëve, që preken nga kjo stuhi, të marrin masa paraprake dhe të dëgjojnë udhëzimet e zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë”, tha presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Nga San Diego e deri në Los Anxhelos raportohet për baltë dhe gurë në autostrada, rrugë të përmbytura dhe pemë të rrëzuara nëpër lagje banimi. Dhjetëra makina u bllokuan si pasojë e e përmbytjeve në shkretëtirën zakonisht të nxehtë dhe të thatë dhe në komunitetet përreth përgjatë luginës së Coachellas. Për shkak të motit të keq të u mbyllën të gjitha kampuset si u shty dita e parë e shkollës në san diego. Në të gjithë SHBA-në jugperëndimore që prek 25 mln banorë, për shkak të sasisë së konsiderueshme të reshjeve që priten është ngritur alarmi se përbëjnë rrezik për jetën dhe mund të ketë përmbytje katastrofike lokale, duke përfshirë rrëshqitjet e dheut e balte.

Para kësaj stuhie, SHBA-ja, Kanadaja dhe Meksika janë goditur edhe nga fatkeqësi të tjera klimatike gjatë këtij viti. Ishulli Maui i Hauait është ende duke u përballur me zjarre masive, që kanë vrarë mbi 100 njerëz dhe kanë shkatërruar qytetin historik të Lahainas. Ndërkohë, edhe zjarrfikësit në Kanada po përballen me një numër rekord të zjarreve masive këtë vit.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille