TIRANE - Trajneri i Liverpulit, Brandon Rodgers përsëritur edhe një herë se pret që ylli i skuadrës, Luis Suarez, të qëndrojë. Mirëpo, sipas Rodgersit, nëse vjen oferta e duhur, atëherë, Uruguaiani mund edhe të shitet. Suarez i është bashkuar ekipit në Australi, ku Liverpuli do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Melbournin. “Ai është një lojtar që është përfolur shumë kohët e fundit.
Por realiteti është se në Liverpul është një lojtar shumë i çmuar dhe derisa nuk ka ndonjë ofertë që përkon me vlerën e tij të vërtetë, atëherë ato oferta nuk do të merren parasysh. Dhe një ofertë e vërtetë për të ende nuk ka ardhur. Ai tani është rikthyer pas një pushimi të gjatë dhe duket shumë i angazhuar për t’u bërë gati sëbashku me skuadrën” tha Rodgers.
Alegri: Baloteli, goditja e vetme e Milanit
Ndërsa trajneri i Milanit ka deklaruar se Juve është favorite për kampionatin dhe se nuk do të godasin më në merkato këtë edicion në shumë më të madha se ajo e Balotelit. “Ne e bëmë goditjen tonë në janar me Balotelin. Më mirë që erdhi Baloteli pasi në jetë kanë rëndësi momentet por nuk kam asnjë keqardhje. Janë dy lojtar të rëndësishëm të nivelit ndërkombëtar, Tevez është 29 vjec ndërsa Mario 23 dhe kjo është një diferencë e madhe.
Balotelli në katër muaj tek Milani shënoi shumë gola është protagonist dhe me kualitetin fizik dhe teknik që disponon vetëm mund të përmirësohet. Janë afruar tre lojtarë të rinj duke konfirmuar linjën që klubi po ndjek, Saponara, Poli që është në xhiron e kombëtares dhe Vergara që do të bashkohet me ne më 24 korrik së bashku me futbollistët e tjerë të kombëtares. Klubi nuk dëshiron një grup me 30 lojtarë ndaj nëse largohet ndokush do të afrohet një zëvendësues i denjë ndryshe do të vazhdojmë kështu sikur jemi” përfundoi Alegri.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.07.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com