Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, në dëshminë e dhënë përballë Komisionit Hetimor për Inceneratorët, ka pohuar se brenda pak ditësh do të vihet në punë inceneratori në Fier.\
Dhurata Çupi: A ka përfunduar kontrata ose në sa përqindje të saj është e ekzekutuar deri më sot?
Armando Subashi: Nuk mund ta them me siguri në kuptimin e shifrave, por nga informacionet që kam, ka mbetur shumë pak që kontrata të quhet e përfunduar, ka mbetur vetëm pjesa e incenerimit. Për pak ditë dhe ajo do vihet në zbatim dhe kontrata do të quhet e përfunduar. Por për në shifra, në përqindje në aq euro, apo kaq lekë nuk mund të jap një përgjigje pasi nuk kam dijeni për këtë çështje.
Dhurata Çupi: Kush mund të përgjigjet për këtë, zonja Balluku tha që vijon të ketë situacione të papaguara, por nuk merr përsipër monitorimin e kontratës. Bashkia Fier vijon të thotë që duhet të ketë diçka për të paguar por nuk marr përsipër pasi nuk e kam kompetencë monitorimin e kontratës. Ne kemi informacion që nga zbatimi i kontratës së Fierit kanë mbetur vetëm 2 mijë lekë të vjetra.
Në dijeni tuaj, kush është një person, ose përfaqësues i një institucioni shtetëror që mund të na japë qartësisht një përgjigje të saktë, kush e monitoron kontratën, sa përqindje është e zbatuar, kur merret në dorëzim nga bashkia e Fierit dhe kur fillon punën inceneratori i Fierit.
Armando Subashi: Ju thashë që unë nuk mund të jap detaje se nuk kam informacion për këto detaje. Nga takimet që kam patur me drejtorin e impiantin më ka thënë që për pak ditë fillon procesi i incenerimit. Që nga ky moment impianti quhet 100% i përfunduar. Nuk është as në kompetencën time në diskrecionin tim që të përcaktoj se kush është ai institucion që t’iu ndriçoj juve në këtë sallë se kush do të përgjigjet për zbatimin e kontratës.
Lajmi kryesor:
Dëshmitë në Komision/ Ahmetaj: Inceneratori i Tiranës, koncesion i pastër, s'ka marrë lekë nga buxheti i shtetit! Balluku: Vjedhja 430 mln euro shifër absurde!
B.K./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
42.9%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4410
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Merkoçi në Report TV: Skandal, Balluku me një firmë do japë leje ndërtimi në 2100 km2, SPAK merret me cironkat dhe jo me këtë!
28 Janar, 19:14
-
‘Akademia e Shkencës’/ Gjykata Kushtetuese mbyll shqyrtimin e padisë së PD! Kryetari gëzon privilegje
28 Janar, 18:42
-
'SafeJournalists': Shqetësime për procesin e përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së! Mungon transparenca, Kuvendi të kërkojë shpjegime
28 Janar, 16:15
-
Berisha: Balluku mori 50 mln euro nga Tuneli i Llogarasë, i diktoi kompanisë turke ofertën! Njofton protestën e radhës
28 Janar, 15:25
-
Raporti i FMN, Tabaku: Sistemi i kapur, u shërben oligarkëve dhe të privilegjuarve! Ekonomia po rëndon xhepin e familjeve shqiptare, ja 3 propozimet tona
28 Janar, 12:45
-
PD e PS bashkë për garën e drejtorit të RTSH! Zhupa: U skualifikuan kandidatët që plotësojnë kriteret! Kushi: Ktheni normalitetin, ose Kuvendi merr masa drastike
28 Janar, 10:45
-
Zona sigurie në aeroporte, Balluku merr lejet e ndërtimit në mbi 2100 km2 territor duke përfshirë Tiranën! Surprizohen institucionet e tjera, AAC superfuqi
28 Janar, 09:34
-
Krijimi i Bankës Shtetërore për Zhvillim, kundërshtitë mes Tabakut dhe Berishës
27 Janar, 17:43
-
‘Firmë piramidale!’ Tabaku për Bankën Shtetërore: Skemë falimenti dhe një tjetër mekanizëm klientelist për interesat e oligarkëve me paratë e qytetarëve!
27 Janar, 11:36
-
Tabaku: Politikat e qeverisë po shkatërrojnë bujqësinë shqiptare
26 Janar, 10:24
-
Jorida Tabaku: Qeveria, model ekonomik që ka favorizuar një pakicë
25 Janar, 13:45
-
Vendimi me propozim e firmë të saj! Balluku merr në dorë lejet e ndërtimit në Tiranë (plus 5 bashki) Për çdo ndërtim 15 km nga aeroporti, leje edhe nga Aviacioni! Kjo praktikë, në asnjë shtet tjetër
25 Janar, 09:59