Subjektet s’i ndalin gjobat
e Autoriteti i Konkurrencës

Subjektet s’i ndalin gjobat<br />e Autoriteti i Konkurrencës
TIRANE - Tetë kompanitë e sigurimit në Shqipëri janë marrë vesh gjatë vitit 2012 midis tyre për të rritur në të njejtën kohë dhe në të njejtën masë çmimin e policave të sigurimit të detyrueshëm për mjetet motorrike.

Këtë e ka konstatuar Autortiteti i Konkurrencës, i cili ka vendosur gjoba për secilën prej tyre, duke u nisur nga pjesa që zenë në treg për këtë produkt. “Sigal Uniqa Group Austria” është gjobitur me 22.5 milionë lekë, “Sigma” me 14 milionë lekë, “Intersig” me 12.2 milionë lekë, “Atlantik” me 11.1 milionë lekë, “Albsig” me 9.4 milionë lekë, “Eurosig” me 9.2 milionë lekë, “Interalbanian” me 7.2 milionë lekë dhe “Insig” me 3.3 milionë lekë.

Vlera e gjobës për Insig është më e ulët sepse, për periudhën e marrë nën hetim, kjo kompani nuk ka qënë pjesë e marrëveshjes të paktën për njërin nga produktet, sigurimin e mjeteve me kapacitet motorrik deri në 1.600 centimetra kub.

Në përfundim të hetimit të Autoritetit, ka rezultuar se të gjitha ndërmarrjet që ushtrojnë veprimtari në tregun e MTPL-së së brendëshme (sigurimi i detyrueshëm i automjeteve) kanë rritur në të njëjtën masë primin, që, sipas ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”, përbën një marrëveshje të ndaluar.

Rritja ka qenë 40 për qind nga të gjitha kompanitë për mjetet me kapacitet motorrik më pak se 1.600 cm3. Por ky veprim është diçka që përsëritet. Në një vendim të mëparshëm, të marsit 2007, i njejti Autoritet kishte arritur në konkluzionin se një marrëveshje e datës 05.04.2005 për “kartonin jeshil” ishte marrëveshje e ndaluar.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë