Sudan, udhëheqësit e protestës pranojnë planin e Etiopisë për tranzicion politik

 Sudan, udhëheqësit e protestës pranojnë planin e Etiopisë për tranzicion politik

Udhëheqësit e protestës sudaneze kanë thënë se kanë pranuar krijimin e një organi qeverisës të shumicës civile për një tranzicion politik në Sudan siç është propozuar nga një i dërguar i Etiopisë.

Plani i kompromisit sugjeron krijimin e një organi qeverisës prej 15 anëtarësh që do të instalonte një administratë civile - që përbëhej nga tetë civilë dhe shtatë anëtarë të ushtrisë.

"Ne mendojmë se pranimi ynë i propozimit është një hap i madh drejt përmbushjes së qëllimeve të revolucionit, të cilat janë liria, paqja dhe drejtësia. Kjo do ta kthejë vendin në rrugën e duhur, që do të sjellë një demokraci të qëndrueshme". tha udhëheqësi i protestës Babiker Faisal.

Këshilli qeverisës ushtarak i përkohshëm (TMC) ende nuk ka dhënë vendimin e tij mbi propozimin etiopian.

Gjeneralët në pushtet dhe udhëheqësit e lëvizjes së protestës janë përfshirë në një mosmarrëveshje prej disa javësh mbi formën e qeverisë kalimtare të vendit.

Nga tetë civilë, shtatë do të vijnë nga lëvizja, Aleanca për Liri dhe Ndryshim (AFC).

Etiopia ka shtuar përpjekjet e saj për të zgjidhur krizën politike në Sudan.

Sudani është dëmtuar nga tensionet mes krerëve të protestës dhe gjeneralëve, të cilët morën pushtetin pas heqjes së presidentit Omar al-Bashir në prill mes demonstratave masive, ku situata u përkeqësua pas vrasjes së dhjetëra vetëve dhe plagosjes së qindra të tjerëve.

Mjekët sudanezë thanë se më shumë se 118 vetë u vranë në sulmin e 3 qershorit, ndërsa TMC ka thënë se 61 njerëz janë vrarë.

Marwa Gibril, një aktiviste e të drejtave të njeriut sudaneze, tha për Al Jazeera se protestuesit mbeten optimistë se qeveria kalimtare do të udhëhiqet nga civilë.

"Njerëzit do të jenë shumë skeptikë për këtë marrëveshje. Besimi i popullit drejt Këshillit Ushtarak Kalimtar është tronditur pas sulmit, por mbetet njëfarë optimizmi dhe ne do të donim të shkonim përpara, u shpreh Gibril.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen