Sudani në kaos nga lufta 17 mujore civile: Varreza masive, trupa që shihen me satelit, mbi 150 mijë të vrarë! Çdo dy orë vdes një fëmijë, masakra, zi buke dhe kolerë

Sudani në kaos nga lufta 17 mujore civile: Varreza masive, trupa që shihen me satelit, mbi 150 mijë të vrarë! Çdo dy orë vdes një fëmijë, masakra, zi buke dhe kolerë

Kriza humanitare në Sudan

Sudan- Lufta e brendshme civile në Sudan po mbledh kufomat njëra pas tjetrës, në një krizë humanitare të paparë dhe dëgjuar më parë.

Madje trupat e viktimave mund të shihen nga hapësira me satelit dhe sa serioze është situata në Sudan, aty ku cilësohet “kriza e harruar”, pasi vëmendja e faktorit ndërkombëtar është e zhvendosur në Lindjen e Mesme dhe aksin Ukrainë-Rusi.

“Satelitët po fotografojnë grumbuj kufomash në varreza të improvizuara pranë fushave të betejës, ata kanë identifikuar dhjetëra varre masive në El Fasher në Darfur dhe kanë kapur të tjera në kufirin me Sudanin e Jugut. Ne mund të shohim gjithçka nga lart, por nuk shohim asgjë nga këtu poshtë. Ne mezi flasim për krizën më të rëndë humanitare në botë, ajo nuk trazon shpirtrat dhe nuk i nxjerr njerëzit në rrugë”, shkruan “La Repubblica”.

Trupat e viktimave të luftës civile në Sudan

Kurse një tjetër e dhënë tronditëse është fakti se në kampin e refugjatëve Zam Zam, një fëmijë vdes çdo dy orë, sepse në Darfur fantazma e gjenocidit të grupeve etnike joarabe është rritur edhe një herë, sepse vendi po rrëshqet. në një zi buke që të kujton atë të tmerrshme të Kinës në fund të viteve 1950.

“Dhe për shkak se Sudani po shembet pas 17 muajsh lufte, përdhunimesh masive dhe masakrave, është një problem humanitar që shqetëson të gjithë, si dhe një dilemë gjeopolitike që prek tre kontinente dhe në të cilën Rusia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Irani, Turqia dhe të tjerët janë duke luajtur ndeshjet më të pista”, vijon gazeta.

Fshat i djegur gjatë luftimeve

Madje edhe e përjavshmja britanike “Economist” ia kushtuar kopertinën e saj Sudanit: Të paktën 150 mijë vdekje u regjistruan në konfliktin midis ushtrisë qeveritare SAF (forcat e armatosura sudaneze) dhe paraushtarakëve të RFS (forcat e mbështetjes së shpejtë).

Lufta shpërtheu më prill 2023, në kryeqytetin Khartoum; me 10 milionë njerëz të zhvendosur, një e pesta e të gjithë popullsisë, nga të cilët 8 milionë mbetën në Sudan dhe 2 milionë ikën në kampet e refugjatëve në Çad, Sudanin e Jugut, Libi dhe Republikën e Afrikës Qendrore; 245 fshatra të djegura; 15 milionë njerëz të përjashtuar nga çdo ndihmë mjekësore; 25 milionë me vështirësi për të hyrë në ushqim.

“80 për qind e spitaleve janë jashtë funksionit dhe volumi i ndihmës që mund të merret është i pamjaftueshëm”, shprehet stafi i MSF (grupi i mjekëve), i pranishëm në 8 shtete dhe 14 objekte mjekësore. Ata kryen një kontroll masiv të 63 mijë të miturve dhe grave shtatzëna ose që ushqejnë me gji (lehona): rezultoi se 30 për qind e fëmijëve nën 5 vjeç dhe 30 për qind e grave vuajnë nga kequshqyerja akut.

Një nga kampet e civilëve

Sikur të mos mjaftonte kjo, sezoni i përmbytjeve shkaktoi një shpërthim kolere në shtetet Kassala, Gedaref dhe Jazirah (112 raste të raportuara nga UNHCR midis refugjatëve në Kessala) dhe shtoi rastet e malaries dhe diarresë të shkaktuara nga uji i ndotur.

Nëse kriza përhapet, përfshin 7 shtete në bregun e Detit të Kuq, aty ku rebelët Houthi po bëjnë luftën e tyre, teksa vërdallë ka rreth 300 milionë afrikanë, ku kalon dhe një e shtata e tregtisë botërore nëpërmjet ngushticës që lidh Afrikën me Azinë.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Miqësoret me Turqinë/ Trajneri Ahmataj publikon listën e Shqipërisë U-19, grumbullon 20 lojtarë

Miqësoret me Turqinë/ Trajneri Ahmataj publikon listën e Shqipërisë U-19, grumbullon 20 lojtarë