STOKHOLM, 20 nëntor /ATSH-AFP/ - Gjykata e Apelit konfirmoi sot mandatarrestin në lidhje me një akuzë për dhunë seksuale të ngritur kundër themeluesit të WikiLeaks-it, Julian Assange, i cili kërkon anulimin e tij.
Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e Julian Assange për anulimin e mandatarrestit të ngritur nga Gjykata.
Themeluesi i "WikiLeaks", Julian Assange, deklaroi disa kohë më parë për radion publike suedeze se nuk kishte asnjë garanci përsa i përket paanshmërisë së drejtësisë suedeze për çështjen e përdhunimit që ai akuzohej.
Kundër Assange janë ngritur dy padi të deponuara nga dy suedeze të moshës 30 vjeç, të cilin e akuzojnë për dhunim dhe agresion seksual në vitin 2010 në rajonin e Stokholmit. Magjistratët suedezë kërkojnë ta marrin në pyetje, por Assange refuzon dhe deklaron pafajësinë e tij./
/ec/ a.jor.








