SUEDI - Studentët në Suedi tani do të kenë edhe një mundësi tjetër banimi, dhe këto janë disa shtëpi të vogla prej druri vetëm 10 metra katrorë.

Një studio, 'Tengborn Arkitekst' ka dizenjuar një shtëpi lëvizëze posaçërisht për studentët. Shtëpiza prej druri ka një hapësirë prej 10 metra katrorë.

Sipas studios që ka dizenjuar shtëpizën, ajo është ekologjike përsa i përket materialit ndërtimor. Kjo shtëpizë u ekspozua në muzeun Virseum të qytetit të Smalandës dhe është dizenjuar në bashkëpunim me studentët e Universitetit të Lund.

Vitin e ardhëshëm, parashikohet të ndërtohen 22 prej këtyre shtëpizave dhe do të vendosen në kampusin studentor.

shtepize druri


(v.gj/shqiptarja.com)