Protesta në Suedi kundër Peter Handke, mjekja suedeze dorëzon Nobel-in e 1988-ës për Paqe: Ndjehem e turpëruar

Disa dhjetra protestues sfiduan temperaturat e ulëta në Suedi për të shprehur zemërimin dhe kundërshtimin e tyre për dhënien e Çmimit Nobel për Letërsinë shkrimtarit Peter Handke, i anatemuar për shkak të mbështetjes së tij për Slobodan Milosheviç.

E ndërsa fituesit mbërrinin në vendin ku do të mbahej ceremonia zyrtare e dorëzimit të çmimeve, dhjetëra protestues kishin dalë në rrugë dhe mbanin pankarta kundër shkrimtarit Handke.

Zgjedhje e Handke nga Akademia Suedeze ka përhapur kritika në mbarë botën për shkak se novelisti austriak ka përkrahur luftën e ish liderit serb në ish Jugosllavi.

Christina Doctare, mjeke suedeze e cila ishte pjesë e ekipit Forcave Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara që fituan çmimin Nobel për Paqe në vitin 1988, tha se do t’ia kthejë çmimin Akademisë Mbretërore Suedeze. Ajo ishte pjesë e protesës së të martës ndaj ndarjes së çmimit Nobel për letërsi për autorin austriak Peter Handke.

“Kam qene krenare me Akademinë deri tani....Tani ndjehem e turpëruar dhe fajtore”, tha ajo.

Christina Doctare ishte një nga të parët që foli hapur për dhunën seksuale kryer nga forcat e Millosheviç në luftën e Bosnjes.

Gazetarja suedeze, e cili mori çmimin si anëtare e forcës së paqes të Kombeve të Bashkuara (KB), ishte në mesin e turmës që protestonte në kryeqytetin Suedez kundër vendimit të Komitetit Nobel.

Ceremonia e dhënies së Çmimit Nobel në Letërsi u bojkotua dhe nga ambasadorët e Shqipërisë, Bosnjes, Kroacisë, Kosovë dhe Turqisë.

Shoqatat e viktimave të luftës në Bosnje, vendosën një ekran gjigant elektronik në qendër të Sarajevës, duke portretizuar laureatin e çmimit Nobel për letërsinë, Peter Handke, si një djall që qëndron pranë kafkave, me një mesazh ku thuhet “turp të keni”.

“Sot është ditë e turpshme për Evropën dhe njerëzimin”, shkroi ministri i jashtëm i Kosovës në largim, Behgjet Pacolli. Kjo, tha ai “tregon se Evropa vuan nga harresa për atë çfarë ka ndodhur në Kosovë, Bosnjë e Kroaci”, shkroi ai.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, shkroi se “Mohimi i gjenocidit duhet të kundërshtohet Kemi udhëzuar ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Suedi që të mos marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel për (Peter) Handken”, shkroi ai.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, më herët gjatë ditës akuzoi Akademinë Suedeze për shpërblim të shkelësve të të drejtave të njeriut duke i dhënë çmimin Nobel autorit Handke.

Të hënën edhe Kroacia e Bosnja thanë se kanë udhëzuar ambasadorët të bojkotojnë ceremoninë.

Peter Handke refuzoi javën e kaluar t'u përgjigjej pyetjeve në lidhje me mbështetjen e tij për Sllobodan Millosheviçin, në një paraqitje në Stokholm.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 11/12/2019 18:19

    Nobeli shoqerohet me vlere monetare. Kur jepet cmimi hyjnë në llogari të personit fitues 700 mijë euro. Tani na thoni, i ktheu dhe paratë kjo apo vetëm dekoratën?! Se Po të jetë për dekorata kam une nja dhjetë ti dorezoj të gjitha.

    Përgjigju
    • KORÇARI: 12/12/2019 09:34

      Qënke me gjithmënd KAFSHË por dhe IDIOT.

  • gege Kosova: 11/12/2019 11:18

    Asnje I shperblyer I Nobelit deri sot,nese vertet eshte per humanizem dhe te drejta elemetare te njerezimit,pa dallim kombi,ngjyre,besimi apo regjioni, duhet ta ktheje ate shperblim, deri tash te mbajtur me krenari te merituar,Meritat ngelin per secilin ashtu sic I kishte dhe do t'i kete,Por shperblimin Nobel ta ktheje ne shenje revolte te ketij "fituesi" te sivjetshem per leteresi. Shen Nene Tereza,nuk eshte ne mes te gjalleve, se do vepronte ne perputhshmeri me etiken larte njerezore qe kishte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite