Zyrtarët e Ambasadës kanë njoftuar menjëherë organet policore suedeze, që përkujdesen për sigurinë e ambasadave, të cilat kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Autoritetet suedeze ekzaminuan dëmtimin në vendin e ngjarjes dhe theksuan se do të fillojnë hetimin e rastit, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.
Sipas dëshimive të zyrtarëve të Ambasadës nga ajo që vihet re, duket se dëmtimi është kryer me mjete të forta dhe autorët kanë shkarravitur simbolet serbe mbi pllakën e Ambasadës së Kosovës.
Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dënon këtë akt vandalizmi kundër simboleve të Ambasadës në Suedi, ndërsa ka shprehur përkushtimin e plotë të misioneve diplomatike dhe konsullore kosovare për të qenë në shërbim të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës, në të gjitha aspektet.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)