Forcat suedeze në Kosovë aktualisht përbëhen nga disa oficerë në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë. Ndërmjet viteve 1999 dhe 2013 Suedia ka kontribuar me rreth 1000 trupa në kuadër të KFOR-it. Kjo theksohet në njoftimin e dërguar sonte nga KFOR.
Bëhet e ditur se Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo, pati sot një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Mats Arne Staffansson, në kampin "Film City", në shtabin e KFOR-it të NATO-s në Prishtinë. Gjenerali Figliuolo pati mundësinë për të diskutuar me Ambasadorin Staffansson situatën e përgjithshme dhe zhvillimet e fundit në rajon dhe qasjen gjithëpërfshirëse të KFOR-it ndaj dinamikës dhe situatës aktuale në Kosovë.
Gjenerali Figliuolo dhe Ambasadori Staffansson theksuan rolin e rëndësishëm të KFOR-it në rajon dhe vunë në dukje bashkëpunimin efektiv në mes të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe EULEX-it për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një ambient të sigurt në Kosovë.
ATSH
/Shqiptarja.com