Vendet nordike njihen për mirëqenien e tyre të madhe në krahasim me vendet e tjera të botës dhe shpeshherë marrin vendime të çuditshme.
Në Suedi është hedhur ideja që historia në shkolla të studiohet nga shekulli 19 e më pas, ku temat më kryesore për t’u nxënë të jenë Holokausti, Adolf Hitleri, Lufta e Dytë Botërore, si dhe periudha postmoderne e fundit të shekullit të 20-të.
“Nuk ka Romë më të lashtë, Greqi të lashtë, nuk ka më mësime për Perandorinë e madhe suedeze. Më shumë kohë në arsim ka për qëllim t’i jepet çështjeve gjinore, ndryshimit të klimës dhe migracionit", njofton Bordi i Edukimit Suedez, i cili propozon që temat e historisë të ndryshohet rrënjësisht.
Nga ata është sugjeruar që Greqia e Lashtë, Roma e Lashtë dhe epoka kur Suedia ishte një fuqi e madhe gjatë viteve 1611-1718 e sundoi vendet përreth detit Baltik, duhet të fshihen nga librat shkollorë historikë.
“Planet e rishikuara të mësimdhënies janë rezultat i mungesës së kohës për të mësuar historinë në shkolla”, është shprehur Bordi i Edukimit Suedez.
Nxënësit duhet të përqendrohen më shumë në shekullin e 20-të, të Holokaustit, Lufta e Ftohtë dhe idetë që formësuan Suedinë gjatë epokës së pasluftës.
Ky mendim ka provokuar rezistencë nga profesorët e historisë.
“Eshtë e tmerrshme, e çuditshme dhe absurde”, tha historiani Dick Harrison, për të cilin “historia antike” është e nevojshme.
Sipas tij çdogjë që na rrethon është trashëgimia e grekëve të lashtë dhe do të ishte shumë e shëmtuar nëse vendimi miratohet.