Suedia, mbështetje për procesin e integrimit të Shqipërisë

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, gjatë qëndrimit të saj në Suedi, zhvilloi një takim me Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom.

Gjosha e falenderoi ministren sueeze për mbështetjen që Suedia i ka dhënë Shqipërisë për statusin e vendit kandidat dhe në çdo hap që hedh me procesin e integrimit.

Ndërsa, Wallstrom u shpreh se Suedia do të vijojë të jetë një mbështetëse e fortë e politikës së zgjerimit të Bashkimit Europian dhe inkurajoi qeverinë shqiptare për të vijuar reformat e nisura.

Lidhur me reformën në drejtësi, Gjosha tha se kjo reform do të transformojë gjithë sistemin e drejtësisë.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra