As 2700 të infektuar dhe 27 viktima nga Covid-19, duket se nuk i kanë bindur autoritetet në Suedi për të marrin masa në luftën kundër këtij virusi. Përveç vetizolimit të qytetarëve, të cilët nga frika kanë zgjedhur të mbyllën në banesa, baret, restorantet dhe qendrat tregtare vijojnë të jenë hapur në të gjithë vendit. Gazetari, Ervin Dushi, tha në një lidhje direkte për edicionin qendror të lajmeve, se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar dy të prekur me koronavirus që janë mosha të reja, ndërsa Një 21-vjeçar dhe një grua shtatzëne 34-vjeçare ndodhen në gjendje të rëndë në terapi intensive.
Dushi tha për gazetarin, se pavarësisht “moskokëçarjes” nga qeveria, sistemi shëndetësor është i përgatitur për rastet e reja të cilët mund të shfaqen ditët në vijim. Kryeministri i vendit, tha Dushi, u ka bërë thirrje qytetarëve të përgatitën për të humbur të afërmit e tyre, sepse sipas tij virusi nuk mposhtet me izolim, por me forcim imuniteti. Gjithsesi, nuk mungojnë edhe apelet e shtetit që të rinjtë të kujdesën për më të moshuarit.
Hajt se edhe ai mjeshtri i Britanise keshtu thoshte para pak ditesh, e tani thote jemi 2-3 jave larg Italise..
PërgjigjuKëtu në Suedi deri me sot 23/3 2020 janë 1900 të prekär nga covid-19 dhe 25 të vdekur, dua të them se të dhanunat më lart nuk janë të vërteta...!!! Nuk 2700 të prekur dhe nuk janë 27 të vdekur...!
PërgjigjuE ke mire o darvin por nxirr tetem ne rruge qe ta shohim e te bindemi qe me te fortet mbijetojne.
Përgjigju